Bota

Vuan nga kanceri? Fjalimi i Biden konfuzon botën, presidenti: Unë dhe shumë njerëz të tjerë po vuajmë

Biden ka treguar në një mënyrë shumë të çuditshme se vuan nga kanceri.

21 Korrik 2022, 08:24 Nga A.B
Vuan nga kanceri? Fjalimi i Biden konfuzon botën, presidenti: Unë dhe
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka treguar në një mënyrë shumë të çuditshme se ka kancer, gjatë një fjalimi mbi ndryshimet klimatike.

Biden po fliste në vendin e një ish termocentrali me qymyr në Somerset, Massachusetts, kur tha se "ka" kancer, raporton Mirror.

Ai tha: "Duhet të keni fshirëset e xhamit tuaj për të hequr njollat e vajit nga dritarja.Kjo është arsyeja pse unë - dhe shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur - kemi kancer."

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë nuk e ka sqaruar publikisht deklaratën e së mërkurës, por Bidenit i është hequr më parë kanceri i lëkurës përpara se të bëhej President.

joe biden

Sondazh

Poll