Artistja e burgosur ruse: Shteti im është i etur për gjak
“Unë jam patologjikisht e paaftë që të tradhtoj ndërgjegjen time”, tha artistja dhe muzikantja nga Shën Petersburgu,...
Ministrja e Jashtme Baerbock i premton Ukrainës në të kundërt ndihma të mëtejshme gjermane

Mbështetja gjermane për Ukrainën
Ministri i Rusisë, Sergej Lavror, sipas mediave ruse është shprehur, se aksioni ushtarak rus në të ardhmen do të shtrihet edhe ndaj objektivave në perëndim të Ukrainës. Objektivat gjeografike do të largohen tepër nga fronti aktual, në rast se Perëndimi vazhdon ta “pompojë” Ukrainën me armë, parlajmëroi Lavrovi. Bisedimet për paqen ai i përjashtoi për një të ardhme të afërt.
Ministrja e Jashtme Baerbock i premton Ukrainës në të kundërt ndihma të mëtejshme gjermane: „Ne po shqyrtojmë mbështje në forma të ndryshme. Ajo që ne mund të bëjmë, është të japim mbështetje në hulumtimet për çminimin e shumë qyteteve. Ne japim ndihmë mjekësore, mbështesim refugjatët. E nëse ka gjëra ku ne mund të bëjmë më shumë, edhe me mbështetje financiare, atëherë ne do ta shqyrtojmë edhe këtë”, tha ajo.
Baerbock ndërkohë ndodhet në një udhëtim veror dhjetëditor në Gjermani. Hashtag: #SicherLeben. (hashtag:#të jetosh i sigurt) nën këtë titull ajo do të diskutojë me qytetarët strategjinë kombëtare të sigurisë. Në mars ministrja zyrtarisht filloi të zhvillojë një strategji të tillë.
Në këtë kontekst qeveria synon një orientim të ri edhe në politikën ndaj Kinës. Qëllimi është, që të rimendohet varësia ekonomie në disa sektorë, tha Baerbock në intervistë për DW – p.sh. lidhur me temën e elektromobilitetit: „Nëse ne tani u kushtojmë rëndësi automobilëve me elektricitet, për të realizuar objektivat tona ndaj klimës, atëherë kuptohet që na nevojitet prodhimi i baterive. Ne tani i prodhojmë ato, por të gjitha materialet që përmbajnë bateritë, i kemi në varësi 98 përqind, e kjo prek të gjitha automjetet në Europë.”
Ndaj Gjermania do të koordinohet ngushtë me partnerët europianë dhe Komisionin e BE-së. Komisioni ka bërë të qartë, se Kina në disa çështje ekonomike është një konkurrente dhe në luftën kundër krizës së klimës është një partnere, por edhe relevante për sistemin. “E përderisa ajo është relevante për sistemin, ne duhet të bëjmë të qartë, që askush nuk mund të na ushtrojë presion si në rastin e varësisë nga Rusia”, thotë ministrja. Kjo është baza e strategjisë së qeverisë gjermane për Kinën. “Ne bashkëpunojmë aty ku mund të bashkëpunojmë, por ne kemi edhe strategjinë europiane për pavarësinë në infrastrukturën kritike, që i përshtatet politikës sonë të jashtme”, thotë Baerbock./DW
“Unë jam patologjikisht e paaftë që të tradhtoj ndërgjegjen time”, tha artistja dhe muzikantja nga Shën Petersburgu,...
William Burns dhe Putin RUSI- Drejtori i CIA-s, William Burns, iu përgjigj thashethemeve për mirëqenien e presidentit Vladimir Putin, d...
Pamje nga vendi i ngjarjes FRANCË- Një masakër ka ndodhur në Francë. Një 20-vjeçar ka ekzekutuar me armë zja...
Ushuaia, Ibiza SPANJË- Ishujt si Mykonos, Greqi dhe Ibiza, Spanjë janë dhe do mbeten më të preferuarat për të gjith...
125 kilogramë kokainë në makineri BRITANI E MADHE- Tre persona, një 29-vjeçar në Wickford, Essex, një 43-vjeçar...
Zjarr në Greqi MAQEDONIA E VERIUT- Zjarret masive ditët e fundit kanë pushtuar Greqinë. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjank Petrovska...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me të rinj dhe intelektualë të Durrë...
Foto ilustruese Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ek...
Foto ilustruese As organizimi i fluturimit me armatim serb nga Nishi drejt Bangladeshit, dhe as përzgjedhja e kompanisë transportuese, nuk kan&eu...
Foto ilustruese Evropa është përfshirë nga një valë rekorde e të nxehtit dhe zjarret janë duke shpërthyer n&eu...