Bota

Maqedonia e Veriut i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve masive

Sllavjank Petrovska njoftoi se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për t'u ardhur në ndihmë në luftën kundër zjarreve.

20 Korrik 2022, 22:24 Nga s.s
Maqedonia e Veriut i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e
Zjarr në Greqi

MAQEDONIA E VERIUT- Zjarret masive ditët e fundit kanë pushtuar Greqinë. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjank Petrovska ditën e sotme njoftoi se do të solidarizohen me fqinjin dhe aleatin e tyre, Greqinë, në luftën kundër zjarreve.

Në një deklaratë nga Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, tha se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

“Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, ndërsa 30 ushtarakë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja. Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore!”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

slavjanka petrovska

Sondazh

Poll