Art&Argëtim

Belen Rodriguez konfirmon ribashkimin me Stefano De Martino

Çifti i famshëm Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino kanë konfirmuar lajmin e ribashkimit të tyre.

20 Korrik 2022, 08:45 Nga s.s
Belen Rodriguez konfirmon ribashkimin me Stefano De Martino
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino

SHBA- Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit italian muajt e fundit. Në media ishte aluduar për një ribashkim, por kjo është konfirmuar vetëm sot nga vetë Belen.

Ajo ka publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit në llogarinë e saj të Instagramit, duke konfirmuar kështu zyrtarisht rikthimin. Në foto çifti shfaqet gati për të shkëmbyer një puthje dhe postimi ka marrë në pak minuta mijëra pëlqime e komente. Pak muaj më parë ata u kapën nga paparacët e “Chi” bashkë në një udhëtim. Rodriguez udhëtoi në Courmayeur për një projekt dhe De Martino iu bashkua menjëherë.

Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit nisën pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)

belen rodriguez stefano de martino

Sondazh

Poll