Art&Argëtim

Pas dasmës me Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet në një gjendje jo të mirë

Pas dasmës me Jennifer Lopez, Ben Affleck është fotografuar në një gjendje jo të mirë

19 Korrik 2022, 20:50 Nga s.s
Pas dasmës me Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet në një
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

SHBA- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, por aktori është fotografuar për herë të parë pas dasmës në një gjendje jo të mirë. Ylli i “Deep Water” ishte duke lëvizur me makinë në Los Angeles dhe në një moment nxori dorën e majtë nga dritarja e makinës së tij, duke nxitur një paparac të shkrepte një foto. Affleck u shfaq i rraskapitur ndërsa ishte në timon, ndoshta për shkak të përgatitjeve të ceremonisë gjatë fundjavës

Jennifer Lopez konfirmoi në rrjetet e saj sociale ‘On The JLo’ të dielën në mbrëmje se ajo dhe Affleck ishin martuar. “Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim. Pikërisht ajo që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për një certifikatë martese me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim për në kryeqytetin e dasmave në botë”, ka shkruajtur Lopez.

Lopez shtoi se ajo kishte veshur “një fustan nga një film i vjetër” ndërsa ata shkëmbyen betimet dhe i dhanë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë për pjesën tjetër të jetës. Këngëtarja e cila ndryshoi mbiemrin e saj në Jennifer Affleck, tregoi disa foto se në çfarë gjendje ishte, e cila shihet pa grim dhe e ulur në shtrat pas ceremonisë martesore. Dyshja thanë “Pranoj” përpara fëmijëve të tyre përkatës nga martesat e mëparshme.

Pas dasmës me Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet në një
Ben Affleck i lodhur pas dasmës

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll