Çmimet e larta në Malit të Zi, Abazoviç: Bregdeti ynë është si ato në rivierën e famshme franceze
Dritan Abazoviç MAL I ZI- Kryeministri Dritan Abazoviç tha se para-sezoni në Mal të Zi ishte shumë e mirë dhe se sezoni k...
Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.
KOSOVË- Pas më shumë se një muaji pritje, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pranuar propozimin nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me kërkesat e tyre për përfshirje në pagën minimale. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.
Në propozimin e Kurtit thuhet se hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit duhet të kryhet në një kohë sa më të shpejtë.
Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, ai ka propozuar përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.
“Ne besojmë se me këtë propozim sigurohemi që të kemi një listë përfundimtare dhe të saktë të veteranëve, duke i bërë nder luftës dhe sakrificës së popullit tonë dhe duke mundësuar një trajtim të dinjitetshëm atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit”, tha Kryeziu.
Tutje, ai shtoi se alternativë ndaj këtij propozimi mbetet zbatimi i ligjit në fuqi për kategorizimin e veteranëve.
“Ky ligj në momentin e miratimit, nga çfarë kemi kuptuar në takimin e qershorit, ka pasur edhe mbështetjen e OLV të UÇK-së. Të dy alternativat do të zhvilloheshin veçmas dhe pa e penguar apo ndikuar procesin gjyqësor në zhvillim e sipër”, u shpreh tutje ai.
Pranimin e shkresës e konfirmoi për Telegrafin edhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai tha se letrën e kanë pranuar dje, por se ende nuk ka diskutuar me strukturat nëse do ta pranojnë propozimin e ofruar.
“Letrën e kemi marrë dje dhe do ta shqyrtojmë e pastaj do t’i përgjigjemi me shkrim. Do të diskutojmë me organet tona sepse letra është vonuar për një muaj e gjysmë. Aty flitet për një ligj të ri, por derisa të bëhet ai duhet të rritet paga minimale dhe krahas kësaj edhe pensioni i veteranëve”, u shpreh Klinaku.
Veteranët e UÇK-së më 16 qershor të këtij viti kanë mbajtur protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.
Një ditë pas protestës, përfaqësuesit e OVL e UÇK-së u takuan me kryeministrin Kurti, për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së lartësisë së pensionit. Nga ky i fundit ata morën premtim se propozimin rreth kësaj çështje do të ua dërgojë me shkrim.
Pastrimi i listave të veteranëve vazhdimisht është përmendur nga krerët institucionalë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Ky i fundit madje pati deklaruar se nuk mund të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës së UÇK-së.
“Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, pati Kurti./telegrafi/
Dritan Abazoviç MAL I ZI- Kryeministri Dritan Abazoviç tha se para-sezoni në Mal të Zi ishte shumë e mirë dhe se sezoni k...
Vjedhja ne Itali ITALI- Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e frikshme ka ndodhur ditn e djeshme në Itali pasi një turist zviceran ra pr...
Avioni rus RUSI- Forcat ukrainase rrëzuan një avion luftarak rus Su-35 pranë qytetit Nova Kakhovka, gjatë luftimeve të ashpra n&eu...
Sunak dhe Truss BRITANI- Partia Konservatore në Britani të Madhe ka zgjedhur Rishi Sunak dhe Lizz Truss, si dy finalistë në zgjedhjet p...
Abazovic MAL I ZI- Deputeti i Frontit Demokratik (DF) Milan Knezheviç pyeti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nëse &eum...
Isuf Koka MAQEDONIA E VERIUT- Jusuf Enuzi( Isuf Koka), biznesmeni shqiptar i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me arm&eum...
Lavrov RUSI- Rusia e ka mbyllur idenë e rifillimit të bisedimeve të paqes me Ukrainën, duke e akuzuar atë se nuk meriton &ldq...
Pamje nga zjarret GREQI- Vazhdon të jetë jashtë kontrollit zjarri i rënë rreth orës 14:00 në Me...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimi i Kanadasë për të pezulluar kthimin e turbinës Nord Stream 1 nuk ësh...
diplomatet ne Ukraine UKRAINË- Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë realizuar nj...