Bota

Dënohet me 4 muaj burg Isuk Koka, biznesmeni shqiptar që qëlloi ndaj turmës në Shkup

Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

20 Korrik 2022, 17:10 Nga d.a.
Dënohet me 4 muaj burg Isuk Koka, biznesmeni shqiptar që qëlloi
Isuf Koka

MAQEDONIA E VERIUT- Jusuf Enuzi( Isuf Koka), biznesmeni shqiptar i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me armë në qendër tv kryeqytetit është dënuar me 4 muaj burg.

Informacionin për Alsat e konfirmon Gjykata Penale e Shkupit nga ku njoftojnë se Jusuf Enuzit i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Enuzi u akuzuar për veprën penale “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm”.

Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë. Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Pasi ai gjuajti disa herë në ajër protestuesit u zbrapsën nga hoteli i tij, ndërkohë raportohet se kjo ishte përballja e dytë e tij me ta pasi më herët ata kishin dëmtuar makinat e klientëve dhe kishin hedhur sende të forta drejt hotelit.

isuf koka protesta ne shkup

Sondazh

Poll