Bota

Vijon të jetë problematike situata në Greqi, rrezikohen disa banesa, avionë dhe helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve

Pak pas orës 17:00 të pasdites, në vendngjarje po operonin 95 zjarrfikëse me tre grupe njësish këmbësore, 34 automjete, 7 avionë dhe pesë helikopterë, nga të cilët njëri ishte koordinator. Operacioni mbështetet nga zjarrfikësit vullnetarë, pushteti vendor dhe ELAS. 

20 Korrik 2022, 16:48 Nga e.k
Vijon të jetë problematike situata në Greqi, rrezikohen disa
Pamje nga zjarret

GREQI- Vazhdon të jetë jashtë kontrollit zjarri i rënë rreth orës 14:00 në Megarë, konkretisht në zonën e Venizës, pranë Alepochorit. Zjarrfikësit po bëjnë një betejë të madhe për të frenuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Në fshatin Zachouli, i cili u evakuua më herët, raportohet për dëme në shtëpi. Zjarri është përhapur në Pefkineas Megaron.

Megjithatë, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë të vështira, si për shkak të erërave tw forta dhe tymit të dendur, i cili vështirëson dukshmërinë, gjë që krijon probleme edhe për mjetet ajrore, të cilat nuk mund të operojnë, pasi nuk kanë akses, shkruajnë mediat.

Zjarri po përparon në jug, në rrugën për në Alepochori, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të ndalur përparimin e tij dhe për të mos kërcënuar banesat atje. Në vendngjarje është bërë rregullimi i qarkullimit, ndërsa nuk mungojnë edhe forcat e policisë, si dhe një ambulancë e EKAB-it për arsye parandalimi.

Pak pas orës 17:00 të pasdites, në vendngjarje po operonin 95 zjarrfikëse me tre grupe njësish këmbësore, 34 automjete, 7 avionë dhe pesë helikopterë, nga të cilët njëri ishte koordinator. Operacioni mbështetet nga zjarrfikësit vullnetarë, pushteti vendor dhe ELAS. 

Situata paraqitet e vështirë, pasi tymi i zi është përhapur në zonë, ndërsa flakët kanë mbërritur edhe në banesat e fshatit Zahouli. Për shkak të ngarkesës së nxehtësisë dhe tymit, ka vështirësi në funksionimin e mjeteve ajrore. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit dhe vullnetarët po luftojnë për të mos ikur zjarrit në Megara. 

  

zjarret ne europe

Sondazh

Poll