Bota

VIDEO/Hajduti i vë pistoletën në kokë turistit në mes të Napolit, më pas kthehet: Mbaje se ishte false

Turisti zviceran u kërcënua me një armë në kokë në mes të lokalit, i cili ishte i mbushur me njerëz, ku i kërkoi orën e dorës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Napolit, në Monidee Caffè në Piazza Trieste e Trento. Një kamera video survejimi ka kapur të gjithë skenën, nga kërcënimet deri te kërkimi i faljes.

20 Korrik 2022, 17:54 Nga d.a.
VIDEO/Hajduti i vë pistoletën në kokë turistit në mes
Vjedhja ne Itali

ITALI- Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e frikshme ka ndodhur ditn e djeshme në Itali pasi një turist zviceran ra pre e vjedhjes teksa ndodhej në Napoli për pushime.

Sipas mediave italiane, turisti zviceran u kërcënua me një armë në kokë në mes të lokalit, i cili ishte i mbushur me njerëz, ku i kërkoi orën e dorës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Napolit, në Monidee Caffè në Piazza Trieste e Trento. Një kamera video survejimi ka kapur të gjithë skenën, nga kërcënimet deri te kërkimi i faljes.

Dy shokë ishin ulur në një tavolinë në lokal, kur një person i veshur me rroba të errëta doli nga rruga dhe i drejtoi armën në pjesën e pasme të qafës njërit prej të dyve. I pambrojtur dhe nën sytë e klientëve dhe punonjësve të tjerë të vendit, turisti nuk mund të mos kënaqte grabitësin dhe t'i dorëzonte orën. Por nuk kalon shumë kohë që një person tjetër, me një bluzë të bardhë, ndoshta bashkëpunëtor, i afrohet tavolinës ku ishin ulur ende dy miqtë dhe i kthen sendet e vjedhura.

Në vend të një ore me vlerë qindra mijëra euro, grabitësi e kuptoi shpejt se marka ishte ndryshe dhe vlente shumë më pak se pritshmëritë ndaj dhe ja ktheu turistit duke i kërkuar falje.

policia italiane grabitje ne napoli

Sondazh

Poll