Bota

Kishtem gati 1 kg kokainë në sistemin tretës, nigeriani zbulohet nga qentë e antidrogës në Itali

Zbulimi u bë gjatë kontrolleve në uljen e një motoanije që vinte nga Livorno. Pas një kontrolli personal të subjektit, i cili tregoi një gjendje nervozizmi të dukshëm, ushtarakët e shoqëruan burrin në spitalin Giovanni Paolo II në Olbia, ku nga ekzaminimet radiografike u zbuluan trupa të shumtë të huaj të pranishëm në sistemin e tretjes. 

20 Korrik 2022, 15:53 Nga d.a.
Kishtem gati 1 kg kokainë në sistemin tretës, nigeriani zbulohet
Droga, policia italiane

ITALI- Falë nuhatjes së tre qenve të antidrogës, Semia, Betty dhe Ether, Guardia di Finanza e Olbias arrestoi në port një 36-vjeçar, me origjinë nigeriane, por banues në zonën e Pisanit, i cili potransportonte 68 vezë brenda tij, të cilat kishin gati një kilogram kokainë.

Sipas mediave vendase, zbulimi u bë gjatë kontrolleve në uljen e një motoanije që vinte nga Livorno. Pas një kontrolli personal të subjektit, i cili tregoi një gjendje nervozizmi të dukshëm, ushtarakët e shoqëruan burrin në spitalin Giovanni Paolo II në Olbia, ku nga ekzaminimet radiografike u zbuluan trupa të shumtë të huaj të pranishëm në sistemin e tretjes. 

Pas verifikimeve policia verifikoi se kokaina ishte brenda 68 vezëve për një total prej 931 gramë. Burri u arrestua më pas si i dyshuar për trafik droge dhe u transferua në burgun “Paolo Pittalis” në Tempio Pausania.

policia italiane

Sondazh

Poll