Bota

VD- Çalonte teksa zbriti nga avioni, thashetheme të reja për probleme shëndetësore për Putinin

Presidenti rus vizitoi kryeqytetin iranian ku zhvilloi bisedime me liderin suprem fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

20 Korrik 2022, 15:10 Nga d.a.
VD- Çalonte teksa zbriti nga avioni, thashetheme të reja për
Vladimir Putin

IRAN- I fuqishmi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka dalë duke çaluar nga avioni që e ka transportuar në Teheran dje, me pamjet që bëjnë xhiron e botës duke përforcuar thashethemet për gjendjen e tij shëndetësore.

Presidenti rus vizitoi kryeqytetin iranian ku zhvilloi bisedime me liderin suprem fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në videon përkatëse të postuar në Twitter nga gazetat britanike “The Sun” dhe “Daily Mail”, Putini është paraqitur duke ecur me vështirësi pasi ka zbritur nga avioni. Por ajo që shtypi britanik po komenton tërësisht është se, duke ecur në tapetin e kuq, ai tregon paqëndrueshmëri në ecjen e tij pasi ecën duke çaluar

Ndërsa lufta në Ukrainë po shpërthen, skenarët për pasardhjen e Putinit janë ende në diskutim, ndërsa thashethemet rrotullohen se ai vuan nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin dhe Parkinsonin.

Vlen të theksohet se dy muaj më parë, një media e pavarur ruse raportoi se presidenti rus mund të vuante nga kanceri i tiroides.

vladimir putin ne teheran

Sondazh

Poll