Bota

Kriza energjetike/ Komisioni Europian prezanton planin për një "dimër të sigurt"

KE-ja thotë se objektivi është vullnetar, por do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm nëse Moska mbyll rubinetat këtë verë. Tubacioni kryesor Nordstream 1 nga Rusia në Gjermani ka qenë jashtë linje për mirëmbajtje për 10 ditë dhe do të kthehet të enjten.

20 Korrik 2022, 13:47 Nga d.a.
Kriza energjetike/ Komisioni Europian prezanton planin për një
Gaz, Rusi

BRUKSEL- Komisioni Evropian u ka kërkuar vendeve në të gjithë bllokun që të ulin përdorimin e gazit me 15% deri në mars mes frikës se Rusia mund të ndalojë furnizimet.

Sipas BBC, KE-ja thotë se objektivi është vullnetar, por do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm nëse Moska mbyll rubinetat këtë verë. Tubacioni kryesor Nordstream 1 nga Rusia në Gjermani ka qenë jashtë linje për mirëmbajtje për 10 ditë dhe do të kthehet të enjten. Por ka shqetësime se Moska nuk do ta zbatojë premtimin e saj.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një ndërprerje në mbarë Evropën ishte një "skenar i mundshëm".

"Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë. Prandaj, në çdo rast, qoftë një ndërprerje e pjesshme, e madhe e gazit rus apo një ndërprerje totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati."-tha ajo.

Vendet anëtare të BE do të votojnë planin e racionalizimit të Këshillit në një takim të ministrave të energjisë në 26 korrik. Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar, me Gjermaninë importuesin më të madh të kontinentit në vitin 2020, e ndjekur nga Italia. Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo ka shkurtuar furnizimet për një numër vendesh më të vogla të cilat kanë refuzuar kërkesën e saj për pagesën e gazit në rubla.

ursula von der leyen varesia nga gazi rus

Sondazh

Poll