Bota

"Pala serbe e shtyu", Kurti e konfirmon: Këtë javë do mbahej një takim me Vuçiçin në Bruksel

Sipas Kurtit, është pala serbe që po pengon vijimin e dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjes për energjinë të firmosur disa javë më parë.

20 Korrik 2022, 12:38 Nga d.a.
"Pala serbe e shtyu", Kurti e konfirmon: Këtë javë do
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, konfirmoi se ishte parashikuar një takim në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç këtë javë por pala serbe ka kërkuar shtyrjen.

Sipas Kurtit, është pala serbe që po pengon vijimin e dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjes për energjinë të firmosur disa javë më parë.

“Ka pasur të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiç, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë.  Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai.

Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit.

“Së pari nuk mund të pritet që qeveria do të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje në dimrin që vjen. Me çmimet që ishin në dhjetor e janar të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të kemi përsëritje edhe në dimrin që vjen.  Brukseli e ka evidentuar se qasje destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyeesit ashtu sic ishin paraparë afatet.  ZRrE e bëri licensimin brenda dy ditëve, ata e kishin një javë që ta sjellin regjistrin e konsumatorëve nuk e bënë as sot e kësaj dite. Ne presim reagimin e Brukselit, por pa dyshim që në situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra, ne jemi konstruktiv por Beogradi qartazi është në të kundërtën e sjelljes tonë”, tha ai.

albin kurti takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2022, 07:54 s.s

Netflix humb një milion abonentë

Netflix SHBA- Kompania Netflix është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për transmetimin e ...