Bota

Pas muajsh protestash të dhunshme, Sri Lanka zgjedh presidentin e ri, priten trazira

Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive. Ai mundi rivalin e partisë Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar të mërkurën.

20 Korrik 2022, 09:29 Nga e.k
Pas muajsh protestash të dhunshme, Sri Lanka zgjedh presidentin e ri,
Ranil Wickeremesinghe

SRI LANKA- Deputetët e Sri Lankës do të votojnë për një president të ri, pasi ish-lideri i tyre u arratis nga vendi mes protestave për krizën ekonomike. Kryeministri Ranil Wickremesinghe, aktualisht udhëheqës i përkohshëm, është nominuar nga partia në pushtet dhe shihet si favoriti, shkruan BBC.

Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive. Ai mundi rivalin e partisë Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar të mërkurën. Ndërkohë kandidatja e tretë, Anura Kumara Dissanayake, ka siguruar vetëm tre votat nga partia e tij.

Kushdo që zgjidhet nga parlamenti do të ketë një mandat për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të zotit Rajapaksa, i cili përfundon në nëntor 2024. Sri Lanka ka “falimentuar” dhe përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë. Vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme për të vazhduar negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi.

Protestat nisen pasi në vend ka mbaruar valuta e huaj. Qytetarët nuk mund të përballojnë dot që të blejnë gjërat bazë, si karburantet, ushqimet dhe ilaçet. Kjo është kriza më e keqe ekonomike në ishull që nga pavarësia e vendit. Presidenti i dorëhequr dhe familja e tij, të cilët kanë qenë në pushtet prej vitesh, janë bërë fajtorë nga popullata.

sri lanka

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2022, 07:54 s.s

Netflix humb një milion abonentë

Netflix SHBA- Kompania Netflix është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për transmetimin e ...