Sport

Tentoi të arratiset, përjashtohet kampioni i botës, boksieri kubanez Andy Cruz

Boksieri u kap në qershor, në një përpjekje të dështuar për t'u larguar ilegalisht nga Kuba.

19 Korrik 2022, 12:54 Nga DOSJA
Tentoi të arratiset, përjashtohet kampioni i botës, boksieri

KUBE - Boksieri Andy Cruz, fitues i medaljes së artë olimpike dhe kampion bote, i cili u kap në qershor në një përpjekje të dështuar për t'u larguar ilegalisht nga Kuba, - u përjashtua nga sporti në vendin e tij për "indisiplinën e tij të përsëritur", njoftoi të hënën Federata e Boksit Kubanez.

Federata e Boksit shpjegon se masa u mor për shkak të "indisiplinës së përsëritur" të kryer nga boksieri, duke përfshirë mungesën e tij në seancat stërvitore përpara turneut Playa Girón dhe mospjesëmarrjen e tij në atë ngjarje, më e rëndësishmja e disiplinës së organizuar në ishull.

Në fund të qershorit të kaluar, Federata Kubane e Boksit (FCB) konfirmoi se Andy Cruz u përpoq të largohej ilegalisht nga vendi. Një veprim i cilësuar si indisiplinim i rëndë. “Fakti, i cili klasifikohet si një disiplinë serioze në rregulloret e sportit tonë, do të gjenerojë analizat përkatëse, të cilat ne do t'i informojmë në kohën e duhur”,- u tha më pas FCB e cituar nga faqja zyrtare e sportit Jit, pa dhënë më shumë detaje.

Boksieri 26-vjeçar, kampioni olimpik Tokio 2020, në karrierën e tij sportive rregjistron një vend të parë në Lojërat Pan Amerikane në Toronto në 2015 dhe në Lima në 2019, si dhe vendin e parë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd në 2021. Në muajt e fundit, ka pasur një shtim të numrin të dezertimeve të sportiestëve kubanë nga disiplina të ndryshme, kryesisht bejsbolli, të cilave u janë shtuar boksi, volejbolli, mundja greko-romake, hendbolli dhe atletika.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll