Art&Argëtim

Pjata ideale për drekën e sotme, receta për speca të mbushur në furrë me djathë lope

3 Gusht 2019, 08:40 Nga DOSJA
Pjata ideale për drekën e sotme, receta për speca të mbushur

Jeni në plazh, do ktheheni për në shtëpi dhe nuk dini se çfarë të gatuani? Sugjerimin për sot ua japim ne. Kjo është një recetë e thjeshtë, e cila kërkon më pak se 40 minuta për t’u bërë gati. Speca të mbushur me djathë lope. Receta është marrë nga Living.

PËRBËRËSIT:
»» 4 speca të kuq të gjatë
»» 130-150 g djathë Scamorza (djathë lope)
»» 2 grushte ullinj pa bërthame
»» 1-2 thelpinj hudhër
»» rigon, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim specat për së gjati, u heqim Farat dhe fijet. Njërën gjysmë e presim në kubikë shumë të vegjël, ndërsa gjysmat e tjera i vendosim në një tavë të lyer me pak fare vaj dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta. Ndërkohë, specat në kubikë i skuqim në një tigan me pak vaj ku më parë kemi skuqur hudhrat, të grira imët. I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë në zjarr të mesëm për 5 minuta, duke i përzier shpesh me lugë druri. I heqim nga zjarri dhe i hedhim në një tas bashkë me ullinjtë dhe djathin të prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë me lugë pasi t’i spërkasim me pak piper të zi dhe rigon. Nxjerrim specat nga furra, i mbushim me masën që kemi dhe i fusim në furrë, në funksionin grill, për pak minuta, derisa djathi të jetë shkrirë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim receta gatimi speca te mbushur receta gatimi speca te mbushur

Sondazh

Poll