Art&Argëtim

Çfarë mund të thotë Roberti? Nora Istrefi bën deklaratën e papritur për Tunën: Normalisht që….

3 Gusht 2019, 07:05 Nga DOSJA
Çfarë mund të thotë Roberti? Nora Istrefi bën

Kosovë- Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura Nora Istrefi dhe Tuna ka qenë prej muajsh në vëmendjen të medieve.  Të gjithë u informuam se kunatat nuk flisnin mes tyre pasi  Roberti konfirmoi se nuk shkonte aspak mirë me kunatën e tij.

Ndërsa Nora reagoi: “Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberi nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht”.

Por mesa duket gjërat me kunatave kanë ndryshuar.  Në emisionin “Mirage”, Norës i është dashur të zgjedh mes Tunës dhe Genta Ismajlit. “Normalisht që kunatën”, u shpreh ajo duke qeshur.

Çfarë mund të thotë Roberti për këtë deklaratë të gruas së tij? Pasi ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë lloj marrëdhënie me Tunën.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz nora istrefi tuna nora istrefi tuna

Sondazh

Poll