Bota

Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Kovaçevski udhëheq delegacionin maqedonas në Bruksel

Ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani gjatë shpalosjes së protokollit të nënshkruar një ditë më parë në Sofje me homologen e tij bullgare tha se kompromisi i arritur me Bullgarinë është 3 me 1 në favor të Maqedonisë së Veriut.

18 Korrik 2022, 17:27 Nga I.A
Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Kovaçevski
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski do të udhëheq kabinetin qeveritar në qëndrimin në Bruksel për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Politike. Alsat.mk shkruan se ditën e nesërme kryeministri Kovaçevski do të lexojë deklaratën hapëse të negociatave.

Paraprakisht Këshilli Evropian do të formalizojë kushtet për konferencën e dytë ndërqeveritare e cila pason pas skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese. Ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani gjatë shpalosjes së protokollit të nënshkruar një ditë më parë në Sofje me homologen e tij bullgare tha se kompromisi i arritur me Bullgarinë është 3 me 1 në favor të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, Maqedonia e Veriut garantoi gjuhën maqedonase, çështjet historike të mos jen kusht për hapjen dhe mbylljen e kapitujve dhe fillimin e negociatave menjëherë. Osmani tha se nga e marta fillon numërimi i ditëve deri në anëtarësim.

“Të martën jo vetëm që fillojnë negociatat, jo vetëm se do të ketë konferencë të parë ndërqeveritare, deklaratë hapëse, por në të njëjtën ditë fillon skriningu. Nga ai moment fillojmë t’i numërojmë ditët deri në anëtarësim. Nga ai moment ekspertët nga BE-ja fillojnë të hyjnë në institucionet tona, ta realizojnë skriningun”, tha Osmani.

Protokolli parashikon që faza e hapjes së negociatave kompletohet me ndryshimet kushtetuese. Lidhur me çështjet historike, palët obligohen të publikojnë të arriturat nga komisioni multidisiplinar me ekspert mbi çështjet historike dhe arsimore. Gjithashtu inkurajohen palët për rishqyrtimin e librave shkollorë të klasës së 7 në pjesën e “Shtetit të Samoilit”, ndryshime të cilat duhet bërë në përputhje me rekomandimet e komisionit. Ndryshimi i librave shkollorë parashikohet të bëhet pas 8-10 takimeve vjetore të komisionit të përbashkët multidisiplinar dhe pajtueshmëria e tyre gjatë vitit shkollorë 2024-2025. Në pjesën e gjuhës së urrejtjes, Osmani tha se protokolli nuk parashikon censurë, por dënim të gjuhën së urrejtjes në përputhjen me Kodin Penal të vendit. Ndërkohë mbi hapjen e arkivave, shefi i diplomacisë tha se Maqedonia e Veriut duhet të hap arkivat për nevoja individuale të qytetarëve bullgar, veprim të cilin Sofja zyrtare e ka bërë paraprakisht.

“Bullgaria i ka hapur dhe me këtë protokoll merr obligim që të vazhdon t’i mban të hapura për të gjithë që të kenë qasje në dosjet e periudhës 1945-1991. Maqedonia e Veriut me legjislacionin vendor mundëson qasje vetëm për hulumtime shkencore, por jo edhe për nevoja individuale të njerëzve për të parë anëtarë të familjeve të tyre, dosjet e tyre personale. Deri tani dy herë Arkivi ynë për një periudhë 1 vjeçare ka hapur arkivat por duke i kufizuar në kohë. Me këtë protokollon ashtu siç ka mundësua Bullgaria qasje do të mundëson edhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Osmani.

Protokolli i publikuar është nënshkruar në gjuhët zyrtare kushtetuese të dyja vendeve dhe i ndarë në pika konkrete mbi obligimet e komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Çdo pikë nga protokolli parashikon reciprocitet, pajtueshmëri nga komisionet e përbashkëta dhe vendime të dyja Qeverive. Me nënshkrimin e protokollit, Bullgaria garanton se do të jep pajtim për zbatimin e propozimit të dalë nga presidenca e Francës me Këshillin e BE-së deri më 20 qershor, për të miratuar kornizën negocuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin dhe kompletimin e fazës për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në.

dimitar kovaçevski bujar osmani negociatat me be 2022

Sondazh

Poll