Bota

VD- Të shtrirë dhe të gjunjëzuar, pamjet e ministrit serb me emigrantët shkaktojnë reagime të ashpra

Në njoftimin e MPB-së serbe, thuhet se grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.

18 Korrik 2022, 07:54 Nga d.a.
VD- Të shtrirë dhe të gjunjëzuar, pamjet e ministrit serb me
Vulin me emigrantet

SERBI- Pamjet e publikuara të ministrit të brendshëm serb Aleksandër Vulin në Suboticë në aksionin për “ndalimin e kundërvajtjeve të kryera nga emigrantët”, i cili u krye nga një grup operativ me urdhër të tij, pati reagime nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi.

Në njoftimin e MPB-së serbe, thuhet se grupi operativ ishte i përbërë nga përfaqësues të Departamentit të Policisë Kriminale, Xhandarmërisë, Njësisë Speciale Anti-terror, Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë, Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, Agjencisë së Sigurisë e Inteligjencës dhe policia e Beogradit, Somborit, Suboticës dhe Kikindës.

Por vëmendjen e ka tërhequr mënyra e trajtimit të tyre pasi në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet trajtimi tejet çnjerëzor i emigrantëve. Ata qëndrojnë gjunjëzuar në tokë, duart i kanë në pjesën e pasme të kokës dhe rreth tyre patrullojnë disa persona të armatosur dhe në uniformë, derisa kamerat regjistrojnë gjithçka.

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepiq ka reaguar ashpër për këto pamje ku u shpreh se ky vshtë një keqtrajtim i qënieve njerëzore dhe ështv tipike një sjellje naziste.

Dërgoni urgjentisht Vulinin për një ekzaminim psikiatrik! Dhe ndaloni këtë keqtrajtim të njerëzve! Ai po shkatërron vendin tonë me indiferencë ndaj njerëzve që po ikin nga mundimi i tmerrshëm i vendeve të tyre. Kështu u jepet drita jeshile e grupeve dhe patrullave të ndryshme naziste”, thuhet në reagimin e Tepiq në Twitter.

Një koment pak më të ashpër ka bërë drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri, i cili e ka quajtur Vulin racist dhe nacionalist.

Një fundërrinë raciste, nacionaliste dhe homofobike! Ky është ai! Pronari i një partie të vogël që mban një ministri të madhe”, shkruan Beshiri.

Konventa për të Drejtat e Njeriut, e cila është gjithashtu në fuqi në Serbi në nenin tre, thotë se çdo torturë e individëve ose grupeve është e ndaluar.

Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues”, thuhet në konventë.

aleksander vulin emigracioni ne serbi

Sondazh

Poll