Bota

Arrestohet çifti për trafikim droge, sekuestrohen 16kg kokainë dhe marihuanë

Policia Italiane ka sekuestruar 16kg kokainë dhe marihuanë nga një çift.

18 Korrik 2022, 07:26 Nga s.s
Arrestohet çifti për trafikim droge, sekuestrohen 16kg kokainë
Foto ilustruese

ITALI- Arrestohen në Itali një 36-vjeçar dhe një 35-vjeçare në qytetin Ruffano për trafikim droge me sasi të ndryshme.

Policia mbrëmjen e kaluar ndaloi me makinë 35-vjeçaren për kontroll dhe sekuestruan 2kg kokainë.

Ndërsa në kontrollin e shtëpisë së tyre Policia sekuestroi 6kg mariuhanë në garazh dhe 8 kg hashash të ndara në sasi të ndryshme dhe të fshehura kudo, madje edhe në frigorifer.

marihuane kokaine itali

Sondazh

Poll