Politike

Basha takim në Peqin: Hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja e krizës në Shqipëri

2 Gusht 2019, 13:48 Nga DOSJA
Basha takim në Peqin: Hajdutëria e Edi Ramës është

PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike sot është ndalur në qytetin e Peqinit, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e PD. Lulzim Basha nga takim foli për krizën që po kalon vendi duke berë përgjegjës kryeminsitrin Edi Rama.

Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90”, tha Basha.

Lideri i opozitës u shpreh se përqendrimi i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës, ka thelluar varfërinë në vend.

Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën.”- u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve përmendi më tek koncesionet, PPP-të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet special, për të cilat tha se janë mënyrat më të zakonshme me të cilat Edi Rama grabit shqiptarët bashkë me oligarkët.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- tha Lulzim Basha.

Duke iu referuar 30 qershorit si një referendum popullor për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne peqin basha takime ne rrethe lulizm basha basha ne peqin basha takime ne rrethe lulizm basha

Sondazh

Poll