Art&Argëtim

Pas akuzave për abuzim nga Ricky Martin, vëllai i tij bën deklaratën e fortë për nipin: Ka probleme psikologjike

Pas deklaratës së nipit të Ricky Martin ku pretendon se ky i fundit ka abuzuar mendërisht dhe fizikisht me të, ka reaguar për herë të parë vëllai i këngëtarit.

17 Korrik 2022, 11:51 Nga s.s
Pas akuzave për abuzim nga Ricky Martin, vëllai i tij bën
Eric Martin dhe Ricky Martin

SHBA- Nipi 21-vjeçar Dennis Yadiel Sanchez, i këngëtarit Ricky Martin ka akuzuar këtë të fundit për incest, abuzim mendor dhe fizik, ku sipas gjykatës ai mund të dënohet për 5 dekada në burg.

Përmes një live në Facebook, vëllai i yllit, Eric Martin, ka dashur të sqarojë gjithçka për lajmet që po shkruhen në çdo media. Ai theksoi se nuk e konsideron të vëllanë “kompetent” për sjelljen e papërshtatshme që i atribuohet nga padia e Sanchez. 

Vëllai i këngëtarit Eric në një live në Facebook ka pohuar se Sanchez “ka probleme mendore”.

“Nuk po e vë dorën në zjarr për askënd. Ajo për të cilën po flas janë përvojat e mia, përvojat e mia familjare. Nuk mendoj se vëllai im i madh është i aftë për një gjë të tillë”, tha ai.

Disa minuta më vonë Eric rrëfeu se nipi i tij, Dennis Yadiel Sanchez, e ka bllokuar atë në rrjetet sociale dhe në bisedat telefonike dhe nuk di se si të komunikojë me të. Ai tha se nipi i tij ka lënduar anëtarë të tjerë të familjes, ndërkohë që në të njëjtën kohë ndaj tij po zhvillohet një çështje gjyqësore nga një grua të cilën ai e kërcënoi se do ta vriste.

“Shumë lutje për vëllain tim, shumë lutje për nipin tim, shumë lutje për familjen time”, ka përfunduar Eric Martin në Facebook Live.

ricky martin dennis yadiel sanchez eric martin abuzim mendor abuzim fizik

Sondazh

Poll