Bota

VD-Ishte nisur nga Serbia, rrëzohet avioni në Greqi, dyshohet se kishte lëndë 'të rrezikshme'

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse shkuan në vendin e përplasjes, por se ata nuk mund të afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme. Një nga deputetët grek të zonës tha se shpërthimet janë dëgjuar për dy orë pas aksidentit.

17 Korrik 2022, 07:31 Nga d.a.
VD-Ishte nisur nga Serbia, rrëzohet avioni në Greqi, dyshohet se
Avioni i rrezuar ne Greqi

GREQI- Një avion i madh mallrash është rrëzuar dhe shpërtheu në flakë pranë Paleochori Kavalas në Greqinë veriore. Dëshmitarët okularë thanë se avioni Antonov An-12 ishte në flakë dhe se ata kishin dëgjuar shpërthime ndërsa fluturonte mbi zonë të shtunën mbrëma, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Sipas Guardian, zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse shkuan në vendin e përplasjes, por se ata nuk mund të afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme. Një nga deputetët grek të zonës tha se shpërthimet janë dëgjuar për dy orë pas aksidentit.

Mediat greke raportuan se në aeroplan ishin tetë persona dhe mbante rreth 11 ton “materiale të rrezikshme”, kryesisht eksplozivë. Por zyrtarët lokalë thanë se nuk kishin informacion specifik mbi ngarkesën dhe siguruan një numër të ndryshëm njerëzish në bord.

Autoritetet greke të Aviacionit Civil thanë se fluturimi ishte nisur nga Serbia për në Jordani. Avioni, një aeroplan turboprop i ndërtuar nga Sovjetikët, u operua nga transportuesi i mallrave Meridian. Autoritetet thanë se nuk e dinin nëse kishte kimikate të rrezikshme në aeroplan, duke përfshirë ato të përfshira në bateri.

Si masë paraprake për shkak të një erë të fortë që dilte nga vendi i përplasjes, një komitet koordinues i përbërë nga zyrtarë bashkiakë, policie dhe zjarrfikëse u tha banorëve të dy lokaliteteve më afër vendit të përplasjes që të mbanin dritaret e tyre të mbyllura gjatë gjithë natës, që të mos largoheshin nga shtëpitë dhe të mbajnë maska.

Aviacioni Civil Grek tha se piloti njoftoi autoritetet për një problem në një nga motorët e avionit dhe atij iu dha zgjedhja e uljes në aeroportin e Selanikut ose të Kavalës dhe ai zgjodhi Kavalën, e cila ishte më afër, duke thënë se duhej të bënte një ulje emergjence. Komunikimi me aeroplanin u ndërpre pothuajse menjëherë më pas. Avioni u rrëzua rreth 40 km në perëndim të aeroportit.

"Dëgjuam shpërthime deri pak minuta më parë. Jam rreth 300 metra nga vendi i përplasjes"- tha Filippos Anastassiadis, kryebashkiak i komunës së Paggaio, pak më shumë se një orë pas aksidentit.

ERT raportoi se ishte një avion ukrainas, i cili sipas fshatarëve ishte tashmë në flakë përpara se të rrëzohej. Aeroplani ishte ende duke u djegur, sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Një zjarrfikës u tha gazetarëve në vendngjarje: “Duhet të largoheni për sigurinë tuaj. Ka informacione se avioni mbant

Ekspertët e ushtrisë dhe eksplozivëve ishin rrugës për në vendngjarje, e vendosur në tokë bujqësore pranë dy fshatrave që janë pjesë e komunës Paggaio. Por ata nuk pritej të fillonin punën para agimit. Ekspertët nga Komisioni i Energjisë Atomike të Greqisë do t'i bashkoheshin atyre.

rrezohet avioni ne greqi filippos anastassiadis

Sondazh

Poll