Politike

Miratimi i propozimit francez në Maqedoninë e Veriut, Ursula von der Leyen: Ia dolët! BE e ardhmja juaj...

Ursula von der Leyen shkruan se kjo ishte një mundësi historike, e cila është shfrytëzuar nga Maqedonia e Veriut.

16 Korrik 2022, 13:58 Nga k.m.
Miratimi i propozimit francez në Maqedoninë e Veriut, Ursula von der
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë integrimit të vendit në BE. Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Ursula von der Leyen shkruan se kjo ishte një mundësi historike, e cila është shfrytëzuar nga Maqedonia e Veriut.

"Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.  Ishte një mundësi historike. Dhe ju e arritët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj,"-shkruan von der Leyen.

Të martën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota pro propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

 

ursula von der leyen negociatat me be 2022

Sondazh

Poll