Art&Argëtim

Kida rrëfehet për zënkën me Tayna-n: Kam ndenjur personalisht me të….

2 Gusht 2019, 06:18 Nga DOSJA
Kida rrëfehet për zënkën me Tayna-n: Kam ndenjur

TIRANË-Kida është një ndër emrat më të rinj të estradës shqiptare, dhe është shumë e ndjekur dhe e pëlqyer në rrjetet sociale.

Për këngëtaren e njohur, është përfolur sëfundmi se ajo është zënë me Tayna-n. Megjithatë asgjë nuk dihet sesa e vërtetë është pasi dy këngëtaret janë parë të kenë qenë në një ambinet, dhe nuk kanë folur me njëra-tjetrën, por kjo nuk vërteton asgjë.

Teksa ka qenë e ftuar dje në “Pushime on Top” e pyetur mbi raportin me kolegët  Kida është shprehur: “Po, gjithmonë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të gjithë, asnjëherë nuk kam pasur asgjë me askënd”.

Ndërsa lidhur me Tayna-n Kida ka thënë: “S’ e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri…”, rrëfim ky që hedh poshtë aludimet e mëparshme në raportin mes këngëtareve.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kida tayna zenka mes tyre kida tayna zenka mes tyre

Sondazh

Poll