Bota

Është kundër propozimit francez por ka dhe pasaportë bullgare, deputeti i VMRO-DPMNE-së brohoritet nga mazhoranca

E gjitha kjo për shkak të pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare.

15 Korrik 2022, 14:11 Nga d.a.
Është kundër propozimit francez por ka dhe pasaportë
Parlamenti maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i partisë opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij në Kuvend u brohorit dhe u ndërpre disa herë nga deputetët e shumicës të cilët tërë kohën bërtitnin “pasaportën, pasaportën”.

E gjitha kjo për shkak të pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare.

Ky fakt është zbuluar disa kohë më parë nga kryetari i partisë VMRO Bullgare, Krasimir Karakaçanov. E gjithë kjo situatë vjen pasi opozita, sidomos VMRO-DMPNE-ja kanë kundërshtuar që në fillim propozimin francez duke e quajtur shumicën tradhtarë të gjuhës dhe identitetit maqedonas.

propozimi francez negociata me be 2022 antonio milloshoski krasimir karakaçanov

Sondazh

Poll