Hysenaj i ankohet Ramës: Delialliasi më kërkoi ta "respektoja", Krifca më mbylli derën, drejtoreshën e kërcënova
Xhevit Hysenaj TIRANË- Xhevit Hysenaj foli me kryeministrin Edi Rama lidhur me amnistinë fiskalë. Në fjalën e tij, Hysenaj shprehu...
Në atë moment, 42-vjeçari shqiptar, i cili u shpëtoi arrestimeve javën e kaluar, u ul para tavolinës së avokates dhe tha se mësoi se po e kërkonin nga gazetat.
ITALI- Mbrëmjen e së mërkurës një 42-vjeçar shqiptar ka shkuar në zyrën e avokates Tiziana Zambelli, në Piazza dei Tribunali dhe është prezantuar si Mirjan Paja.
“Jam Mirjan Paja dhe jam në kërkim nga policia, më thonë se jam trafikant droge”.-thuhet se i ka thënë shqiptari avokates.
Sipas La Republica, në atë moment, 42-vjeçari shqiptar, i cili u shpëtoi arrestimeve javën e kaluar, u ul para tavolinës së avokates dhe tha se mësoi se po e kërkonin nga gazetat. Pak minuta më vonë Paja doli nga dera e studios së avokatisë dhe së bashku me Zambellin kaluan sheshin dhe trokitnin në një derë tjetër. Këtë herë ishte ai i karabinierëve të kompanisë Bologna Centro, tek të cilët ishte dorëzuar.
Sipas hetimeve që çuan në arrestimin e 34 personave (gjithsej janë 50 të dyshuar), Paja është një figurë lider në botën e trafikut të drogës në Bolonja. Ai konsiderohet një “furnizues” i nivelit të lartë, i futur në bandë (të udhëhequr nga Andrea Balboni, Mirko Mezzetti dhe Luca Giacomelli) me një rol të lartë, ose të paktën strategjik. Sipas gjyqtarit hetues, në fakt “ai ishte ngarkuar me furnizimin e drogës që i mbërrinte grupit”. Jo vetëm një shtytës, por një që kishte vërtet rëndësi në biznes.
Hetuesit e ndoqën dhe e përgjuan për muaj të tërë, duke regjistruar blerjen dhe shitjen e kilogramëve të tëra kokaine dhe marihuane. Emri i tij doli në hetim pas arrestimit të një prej furnitorëve historikë të grupit, Adrian Shehi, i cili punonte me dajën e tij, Altin Grifi. Me tringëllimën e prangave, dy shqiptarët, të cilët drejtonin një lokal në via di Corticella, kishin ndaluar trafikun, i pari për shkak të burgut, i dyti për të qetësuar ujërat. Pra vendin e tyre e kishin zënë dy shqiptarë të tjerë: Blendi Koci dhe vetë Paja.
Në letrat e prokurorit publik të DDA-së, Roberto Ceroni, emri i 42-vjeçarit figuron i përfshirë në gjysmën e episodeve të transferimit të drogës. E para daton në 10 korrik 2020, kur ai vuri një kilogram kokainë në duart e Balbonit dhe Mezzettit. Pastaj dy kilogramë të tjera në datën 17 dhe një e treta në datën 20 të të njëjtit muaj. Kur Paja dhe Koci nuk kishin sende në dispozicion, dinin ku t'i gjenin. Policia, për shembull, i kapi duke blerë një kilogram “bamba” nga Armando Doja (gjithashtu shqiptar), më pas ja shiti sërish Barçës më 30 shtator 2020. E kështu me radhë për disa muaj. Kokaina, por jo vetëm. Në shkresat e hetimit është edhe shitja e 3 kilogramë e gjysmë marijuanë.
Prokurori Ceroni menjëherë pas arrestimeve njoftoi përfundimin e hetimeve dhe tani pritet kërkesa për aktakuzë, pa përjashtuar që prokurori të vendosë për gjykim të menjëhershëm. Provat kundër 50 të dyshuarve duket se janë të blinduara. Janë qindra përgjime, dhjetëra raportime për ndjekje dhe rrëmbim droge, armësh dhe parash. I gjithë materiali vendoset në konfirmim të sistemit akuzues. Paja është dërguar në Dozza dhe të hënën duhet të bëhet marrja në pyetje me garanci.
Xhevit Hysenaj TIRANË- Xhevit Hysenaj foli me kryeministrin Edi Rama lidhur me amnistinë fiskalë. Në fjalën e tij, Hysenaj shprehu...
Pamje nga vendngjarja DURRËS- Një shtyllë elektrike ka shkaktuar radhë të gata të trafikut në Durrës pasi u kë...
Bijan Poolagrad TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle në banesat e...
Mjeti dhe paratë brenda "Toyota Auris" BELGJIKË- Vijon ende misteri për skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqip...
Anri Kashiku DURRËS- Policia e Durrësit reagon sërish për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku 18-vjeç...
Igli Shahinaj DURRËS- Një tjetër version shfaqet një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 18-vjeçari Anri Kashik...
Foto ilustruese GREQI- Gjykata e Lamisë në Greqi vendosi dënimin me 15 vjet burg për një 43-vjeçar shqiptar, i cili u arres...
Malli i sekuestruar, Greqi GREQI- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin dhe jetën kriminale të Kristaq Lecit dhe Ble...
Foto nga kampi në Manëz TIRANË- 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri janë nën hetim nga Struktura e Po...
Rovena Voda, ish-zv.ministre TIRANE- Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda është liruar nga burgu. Gjykata e Posaç...