Ekonomi

Gazetari nxjerr të dhënat: Qeveria dështoi me mbledhjen e të ardhurave, 6 mln euro më pak në qershor

Tomorri shton se tashmë rritja e të ardhurave në buxhet me një rritje dyshifrore ka marrë fund. 

15 Korrik 2022, 13:15 Nga f.g
Gazetari nxjerr të dhënat: Qeveria dështoi me mbledhjen e të
Klodian Tomorri, gazetar ekonomie

TIRANE- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar disa të dhëna që tregojnë uljen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Për muajin qershor, grafiku tregon se qeveria mblodhi rreth 6 milionë euro më pak në buxhet nga sa ishte planifikuar duke shënuar kështu për herë të parë edhe mosrealizimin e planit. Tomorri shton se tashmë rritja e të ardhurave në buxhet me një rritje dyshifrore ka marrë fund. 

POSTIMI I PLOTE:

Me shume sinjale per ngadalesim
Per muajin qershor qeveria mblodhi 700 milione leke ose 6 milione euro te ardhura me pak ne buxhet se plani i muajit. Ky eshte muaji i pare kete vit, qe qeveria mbledh me pak te ardhura se plani.

Zeri kyc ne mosrealizim ishin te ardhurat nga ndihmat, te cilat ne drejtim te performances fiskale apo ecurise ekonomike jane te parendesishme sepse nuk tregojne gje. Por ceshtja eshte se kane filluar te ngadalesojne edhe te ardhurat me karakter te qendrueshem.

Te ardhurat tatimore ne muajin qershor ishin 4.4 miliarde leke ose 11 per qind me shume se muaji qershori i vitit te kaluar. Por ne terma reale, po te zhvishen nga inflacioni, rritja e te ardhurave per qershorin eshte me pak se 4 per qind. Ky ritem eshte dukshem me i ulet se sa ai muajve te meparshem, nje sinjal se ndoshta ekonomia ka filluar te frenoje. Me gjasa, shkaku kryesor i frenimit duhet te jete konsumi.

Megjithate, ne total si 6 mujor, qeveria ka mbledhur 45 miliarde leke ose 375 milione euro me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Por me sa duket epoka e bollekut buxhetor me rritje dyshifrore te te ardhurave po shkon drejt fundit.

Gazetari nxjerr të dhënat: Qeveria dështoi me mbledhjen e të

klodian tomorri rritja ekonomike

Sondazh

Poll