Ekonomi

Shqipëria&Kosova më të 'diskriminuarat'/ Projekteve kineze në Ballkanin Perëndimor, kush përfitoi më shumë?

Vlera e projekteve kineze në 16 vende europiane i kalon 27 miliardë euro. Më shumë se gjysma e tyre janë realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

12 Korrik 2022, 14:34 Nga k.m.
Shqipëria&Kosova më të 'diskriminuarat'/ Projekteve
Foto ilustruese

Zbulohet shifra e projekteve kineze në Ballkanin Perëndimor. Vlera e projekteve kineze në 16 vende europiane i kalon 27 miliardë euro. Më shumë se gjysma e tyre janë realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor. Por duket se Shqipëria dhe Kosova, janë vender që kanë "thithur" më pak investime nga të gjithë vendet e tjera të rajonit, duke shënuar ulje drastike. 

SHUMAT E INVESTUARA: 

Shqipëria&Kosova më të 'diskriminuarat'/ Projekteve

Në BiH janë 29 projekte kineze me vlerë mbi 5 mld euro.
Në Serbi, në dekadën e fundit janë 61 projekte prej 18.7 mld eurosh.
Në Mal të Zi janë investuar më shumë se 1 mld euro.
Në Shqipëri, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, ku investimet kineze kanë rënë në 5 vitet e fundit.
Në Kosovë, gjatë dekadës së fundit, Kina ka investuar 300 mijë euro në patundshmëri.
Në Maqedoninë e Veriut janë 15 projekte me vlerë 654 mln euro.

investimet kineze ne ballkanin perendimor kine

Sondazh

Poll