Ekonomi

Eurostat: Popullsia evropiane është ende në rënie, Italia më keq se çdo vend

Italia ndiqet nga Franca dhe Polonia.

11 Korrik 2022, 23:41 Nga F.M
Eurostat: Popullsia evropiane është ende në rënie, Italia
foto ilustruese

ITALI- Popullsia evropiane, pas rënies së parë në vitin 2020, vazhdoi të ulet edhe në vitin 2021. TGCOM shkruan se sipas të dhënave të Eurostat, nga 447 milionë që ishin në 1 janar 2021, popullsia ka rënë në 446.8 milionë më 1 janar 2022.

Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave, rënia më e madhe (-253,000 banorë) është regjistruar në Itali, e ndjekur nga Franca (-185,900) dhe Polonia (-185,800).

Ndryshimet natyrore negative (më shumë vdekje sesa lindje) e kaluan migrimin neto pozitiv për vitin e dytë, me shumë gjasa për shkak të ndikimit të pandemisë, shpjegon Eurostat, sipas TGCOM.

eurosta popullsia evropiane

Sondazh

Poll