Ekonomi

Raporti i INSTAT: Shpenzimet për arsimin në raport me PBB-në shënuan rënie më 2021

Sipas INSTAT, shpenzimet publike në sektorin e arsimit për vitin 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-se kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje.

12 Korrik 2022, 07:23 Nga d.a.
Raporti i INSTAT: Shpenzimet për arsimin në raport me PBB-në
Foto Ilustruese

TIRANË- Sektori i arsimit kaloi një periudhë të vështirë nga pandemia Covid-19, e cila i rrënoi arritjet arsimore kudo në botë.

Këto efekte kanë qenë më të dukshme në Shqipëri për shkak të mungesës së aksesit në teknologji. Por me gjithë këtë problematikë, fondet në sektorin e arsimit erdhën me ulje gjatë vitit të kaluar, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, çka do të thotë se qeveria ka ndarë për brezin e ri më pak fonde nga se ka prodhuar rritja ekonomike.

Sipas INSTAT, shpenzimet publike në sektorin e arsimit për vitin 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-se kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje.

Shpenzimet publike në arsim përbëjnë 9,8% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021 dhe zënë një peshë prej 3,1% në PBB-në gjithsej. Shpenzime Publike në “Arsim” janë shpenzimet e kryera nga Buxheti i Shtetit për institucionet publike që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Arsimi në Shqipëri pësoi një goditje të dyfishtë nga tërmeti i vitit 2019, i cili shkatërroi me dhjetëra Shkolla, në Durrës, Tiranë, Laç dhe Fushë-Krujë dhe pandemia Covid-19 që kushtëzoi aksesin në mësimdhënie të mijëra nxënësve sidomos në zonat rurale të vendit.

Nevojat për financime të arsimit në Shqipëri janë të mëdha. Ministria e Arsimit kërkoi së paku 1.5 – 2 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro) fonde shtesë të cilat referoi se, i nevojiten për blerjen e pajisjeve elektronike, kompjuterë, laptop, apo tableta për te rritur standardin në mësimdhënie në një kërkesë paraqitur Ministrisë s Financave për ta marrë parasysh në hartimin e buxhetit afatmesëm 2022-2023.

Kjo kërkesë jo vetëm nuk u plotësua, por qeveria në rishikimin e buxheteve vjetore ka rritur gjithmonë fondet për rrugët dhe shpesh i kanë reduktuar ato për arsimin.

Deri më tani, të gjitha tentativat për të digjitalizuar proceset e mësimdhënies në shkolla nuk ia kanë arritur qëllimit, duke shkaktuar një kosto të lartë gjatë pandemisë ku nxënësit në të gjithë vendin për dy vite shkollore morën mësime në distancë.

Sektori i arsimit po tkurret me shpejtësi, për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin shkollor 2021-2022, u regjistruan në arsimin zyrtar 577.869 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,0%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21.

Në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. /B.Hoxha/Monitor.al/

shifrat e instat sektori i arsimit

Sondazh

Poll