Bota

Shpërthejnë 6 bomba në kryeqytetin Tajlandez teksa po organizohej Samiti i Sigurisë, lëndohen 4 persona

2 Gusht 2019, 10:48 Nga DOSJA
Shpërthejnë 6 bomba në kryeqytetin Tajlandez teksa po organizohej

TAJLANDË- Në Bangkok, policia ka raportuar se të paktën gjashtë shpërthime nga bombat troditën kryeqytein e Tajlandës të premten, pas samitit të rëndësishëm rajonal të sigurisë.

Specialistët thonë se akoma është një bombë e shtatë e pa shpërthyer, ndërsa Kryeministri Tailandez urdhëroi një hetim urgjent për të gjetur autorët.

Katër persona janë lënduar në shpërthim, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, thonë për mjekët.

Disa pamje nag vendi i shpërthimit tregojnë dëmet e shkaktuara në rrugët e qytetit.

Dy shpërthimet e para u ndodhën pranë stacioneve të metrosë në qendër të qytetit, para orës 9 të mëngjesit, pikërisht në momentin ku qindra njerëz vrapojn për në punë.

Nuk është e qartë nëse bombardimet u shkaktuan për të dëmtuar samitin apo kishin lidhje me zgjedhjet e fundit demokratike të Tajlandës, në të cilat junta ushtarake e vendit zyrtarisht hoqi dorë nga grushti i shtetit të përgjithshëm.

Analistët thonë se përdorimi i bombave të vogla dhe të padëmshme është një pjesë jo e zakonshme e skenës politike Tailandeze, e cila shpesh karakterizohet nga betejat e pushtetit midis fraksioneve brenda forcave të sigurisë shumë të politizuara të vendit.

Marrë dhe përshtatur nga  Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shperthejne 6 bomba tajlande shperthejne 6 bomba tajlande

Sondazh

Poll