Bota

Humb jetën mbesa 22-vjeçare e Robert Kennedy, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj

2 Gusht 2019, 09:57 Nga DOSJA
Humb jetën mbesa 22-vjeçare e Robert Kennedy, u gjet e vdekur

SHBA- Saoirse Kennedy Hill, mbesa e Robert Kennedy  është gjetur e vdekur të enjten pasdite në Kompleksin Kennedy.  Është mësuar nga burimet e  “abcnews” pranë familjarëve më të afërt të saj, se Hill vdiq në Kompleksin Kennedy.

Përmes në deklarate, familja Kenedi ka konfirmuar vdekjen e Saoirse.

Zemrat tona janë copëtuar nga humbja e Saoirse-s tonë të dashur, veçanërisht nëna e saj Courtney, babai i saj Paul, njerka e saj Stephanie dhe gjyshja e saj Ethel, bota është më pak e bukur sot. Ajo lindi për të jetuar dhe ishte shumë e  dashur , u aktivizua me pasionion më të madh në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e grave, duke punuar me komunitete indigjene për të ndërtuar shkolla në Mexico City. Ne do ta duam atë dhe do ta kujtojmë gjithmonë.”- thuhej në deklaratë.

Hill, 22 vjeç, ishte vajza e Paul Hill dhe Courtney Kennedy Hill, e pesta nga 11 fëmijët e Robert dhe Ethel Kennedy.

Detaje rreth vdekjes janë akoma të panjohura, ndërsa po hetohen mbbi ngjarjen e rëndë.

Hill studioi në Boston College, ku ajo ishte anëtare e Demokratëve të Kolegjit.

Marrë dhe përshtatur nga Abcnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjindet e vdekur mbesa e robert f. kennedy saoirse kennedy hill gjindet e vdekur mbesa e robert f. kennedy saoirse kennedy hill

Sondazh

Poll