Bota

Hungaria “sfidon” Ramën ofron 30 mijë euro për ata që lindin tre fëmijë

1 Gusht 2019, 18:35 Nga DOSJA
Hungaria “sfidon” Ramën ofron 30 mijë euro për ata

HUNGARI- Sikur shumë vende të BE-së dhe Hollanda po vuan për forcë puntore derisa punëtorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha. Kjo ka shtyrë qeverinë hungareze të japë shpërblim për ata çifte që lindin më shumë se tre fëmijë.

Kryeministri shqiptarë Edi Rama me një vendim qeverie të para disa muajsh iu ofron çifteve që lindin fëmijën e parë 400 mijë lekë, për të dytin 800 mijë lekë dhe për të tretin 1200 mijë lekë një nisëm kjo që iu bë shumë reklamë nga kreu i qeverisë, por Rama po sfidohet shumë keq nga një vendim tjetër i kreut të qeveris hungareze që po iu ofron çifteve të martuara një shpërblim prej 30 mijë e 590 eurove nëse ata bëjnë tre fëmijë.

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullësisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit. Shkalla e fertilitetit në BE është 1.59 ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për një grua.

Çiftet duhet të plotësojnë këto kushte: Duhet të jenë të martuar. Së paku për njërin duhet të jetë martesa e parë. Gruaja duhet të jetë e moshës prej 18-40 vjeç. Së paku njëri nga të dy duhet të i ketë të paguara kontributet sociale në tre vitet e fundit në Hungari.

Qeveria ka vënë edhe masa tjera lehtësuese për të blerë makina për familje, për blerjen e shtëpive të reja dhe një përjashtim nga pagesa e taksës të të ardhruave për gratë që kanë rritur së paku katër fëmijë.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 30 mijë euro për të lindur tre fëmijë hungari hungaria sfidon ramën 30 mijë euro për të lindur tre fëmijë hungari hungaria sfidon ramën

Sondazh

Poll