Art&Argëtim

“Divorc, 10 vjet burg e jetesë me një krevat”/ Albërije Hadërgjonaj flet për tmerrin e kaluar vite më parë

Këngëtarja u shpreh se ka jetuar edhe në një dhomë të vogël me nj krevat e një banjo, por që ato kohë sot kanë mbetur pas.

13 Korrik 2022, 23:12 Nga F.M
“Divorc, 10 vjet burg e jetesë me një krevat”/
Albërie Hadërgjonaj

TIRANË- Albërije Hadërgjonaj ka folur për të gjitha vështirësitë që i është dashur të kalojë në jetë. E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo rikujtoi divorcin dhe burgun e bashkëshortit. Albërija rrëfeu se duke punuar, duke rritur veten çdo ditë dhe duke e dashur jetën, ajo ka arritur t’i lërë pas të gjitha vështirësitë. Këngëtarja u shpreh se ka jetuar edhe në një dhomë të vogël me nj krevat e një banjo, por që ato kohë sot kanë mbetur pas.

Unë para 10-12 vitesh nga një tmerr që kam përjetuar, nga një  divorc, 10 vite burg, probleme, pa para. Unë të mos isha e fortë, do isha mposhtur,e  mbaruar. Unë vendosa që do punoj me çdo lloj qenie të mundshme. Unë vajzat i çoja me makinë dhe i prisja në makinë kur dilnin nga club. Ju thoja, dilni kur tju them me orar, se përndryshe nuk e shihni më. Kur je e zonja… Unë e kam shtëpinë akullore, 50 vetë të më vijë unë këndoj qesh, gatuaj. Ku kemi arritur sot, e kemi nisur nga hiçi, kjo është të rrisësh vetën. Kur kam shkuar në Amerikë, kam jetuar në një dhomë të vogël me një banjo, kemi pasur vetëm një krevat me Anxhelinën dhe një televizor dhe një kuzhinë të vogël me një lavaman. Ashtu kemi jetuar dhe sot fqinj me familjen Kardashians. Por gjithmonë e kam dashur jetën,"- tha ajo ndër të tjera.

alberije hadergjonaj

Sondazh

Poll