Aktualitet

Po tentonin të futeshin në Shqipëri, kapen 20 klandestinë nga Iraku në kufi

1 Gusht 2019, 19:02 Nga DOSJA
Po tentonin të futeshin në Shqipëri, kapen 20 klandestinë

GJIROKASTËR- Policia kufitare ka kapur sot në mbrëmje 20 shtetas nga Iraku, të cilët po tentonin të futeshin nga Greqi në Shqipëri nëpërmjet kurifit të gjelbër.

Burime për Dosja.al nga Drejtoria Vendore e Kufirit bëjnë me dije se emigrantët klandestinë kishin për qëllim kalimin tranzit në Shqipëri e më pas drejt vendeve perëndimore.

Klandestinët irakenë janë trajtuar me ushqim dhe veshmbathje për shkak të specifikes që mbartin pasi 12 prej tyre janë fëmijë.

Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo e FRONTEX në kufirin e gjelbër. Është hera e parë që mbërrin një kontigjent i tillë klandestinesh irakenë në Shqiperi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 irakiene frontex në shqipëri klandestinet nga iraku kufiri i gjelber 20 irakiene frontex në shqipëri klandestinet nga iraku kufiri i gjelber

Sondazh

Poll