Aktualitet

Kthesë në hetimet për “Toyota Yaris”, policia në Belgjikë shpall në kërkim Alfred dhe Evlis Vladin

1 Gusht 2019, 19:57 Nga DOSJA
Kthesë në hetimet për “Toyota Yaris”, policia në

BELGJIKË- Kanë marrë tjetër rjedhë hetimet në lidhje me çështjen e njohur si “Toyota Yaris”. Policia belge ka shpallur sot në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet të kenë lidhje me zbulimin e 3.5 milionë eurove në mjetet “Toyota Yaris”, një vit më parë, në Portin e Durrësit.

Lajmi bëhet me dije nga mediat belge, të cilat shkruajnë se kushërinjtë shqiptarë mund të jenë dhe të rrezikshëm.

Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm. Burrat mund të jenë të rrezikshëm.

Më 24 qershor 2018, një kamion shqiptar u inspektua nga autoritetet gjyqësore shqiptare në portin e Durrësit në Shqipëri. Në këtë kamion ishin nëntë automjete, kryesisht nga Belgjika. Autoritetet shqiptare zbuluan një shumë totale prej 3.366.700 euro dhe 80,000 franga zvicerane në rreshtimin e brendshëm të dy prej këtyre automjeteve.  Policia po heton faktet e këtyre dy personave në hetimin gjyqësor: Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 39 vjeç.  Të dy burrat kushërinj me njëri-tjetirn kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm”, është ky shkrimi i medias belge.

Më tej ftohen të gjithë qytetarët që nëse kanë informacione për kata dy të kërkuar të telefojnë në numrin përkatës, pasi shqiptarët konsiderohen të rrëzikshëm.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris alfred dhe elvis vladi alfred vladi elvis vladi policia belge 3.4 mln euro ne toyota auris alfred dhe elvis vladi alfred vladi elvis vladi policia belge

Sondazh

Poll