Bota

I rrëmbeu rryma në plazhin e Halidhikisë, vijojnë kërkimet për 28-vjeçarin e zhdukur, dy të tjerët shpëtuan

Të tre turistët vendosën të zhyten në det gjatë një feste, por nuk ishin në dijeni se rryma atë ditë ishte jashtëzakonisht e fortë. Deri më tani, vetëm dy prej tyre janë gjetur, i pari 25-vjeçari Vasil Brezovski u shpëtua nga roja bregdetare greke vetë dy orë më pas.

13 Korrik 2022, 12:55 Nga e.k
I rrëmbeu rryma në plazhin e Halidhikisë, vijojnë
Turisti i zhdukur

GREQI- Në ndihmë të ekuipazheve që janë vënë prej ditësh në kërkim të trupit të turistit 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili u zhduk të shtunën në mbrëmje  pasi u përfshi nga rrymat detare ndërsa po notonte me dy shokë të tij  në plazhin e Possidit, të Halidhikisë që nga e hëna është vënë dhe një dron nënujor.

Të tre turistët vendosën të zhyten në det gjatë një feste, por nuk ishin në dijeni se rryma atë ditë ishte jashtëzakonisht e fortë. Deri më tani, vetëm dy prej tyre janë gjetur, i pari 25-vjeçari Vasil Brezovski u shpëtua nga roja bregdetare greke vetë dy orë më pas.

“Rryma na çoi në det. E pashë shokun tim për një orë, por më pas e humba. Pra, nuk e di se çfarë ka ndodhur me të. Lutem të jetë mirë, por të shohim“, tha Vasil Brezovski, turisti i parë i shpëtuar.

Pamjet  kur ekipi i shpëtimit ka sjellë në breg Ivan Geogerfkin, 30 vjeç,të mbijetuarin e dytë ,kanë bërë xhiron e mediave greke. I riu mundi të mbijetonte në ujë duke u mbajtur pas një topi që e gjeti teksa notonte për gati 19 orë.

Mediat greke shkruajnë se kërkimet për të zhdukurin e tretë po vazhdojnë, por përderisa kanë kaluar kaq shumë orë dhe kushtet e motit nuk janë të favorshme, autoritetet detare vlerësojnë se nuk ka shumë shpresa që mund të gjendet i gjallë.

greqi vasil brezovski

Sondazh

Poll