Bota

Negociatat për zhbllokimin e eksporteve, Rusia dhe Ukraina do të takohen për herë të parë në Turqi

Takimi katërpalësh në Stamboll vjen pasi eksportet përtej Detit të Zi vazhdojnë të bllokohen nga anijet luftarake ruse dhe minat detare që Kievi ka vendosur për të shmangur një sulm të frikshëm amfib.

13 Korrik 2022, 12:21 Nga d.a.
Negociatat për zhbllokimin e eksporteve, Rusia dhe Ukraina do të
Foto ilustruese

UKRAINË- Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedimet e tyre të para me zyrtarët e OKB-së dhe turqit që synojnë të thyejnë një ngërç disamujor mbi eksportet e grurit.

Sipas Guardian, takimi katërpalësh në Stamboll vjen pasi eksportet përtej Detit të Zi vazhdojnë të bllokohen nga anijet luftarake ruse dhe minat detare që Kievi ka vendosur për të shmangur një sulm të frikshëm amfib. Negociatat po ndërlikohen nga dyshimet në rritje se Rusia po përpiqet të eksportojë grurin që ka vjedhur nga fermerët ukrainas në rajonet nën kontrollin e saj.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më herët hodhi poshtë pritshmëritë nga bisedimet e Stambollit.

"Ne vërtet po punojmë shumë, por ka ende një rrugë për të bërë”, u tha gazetarëve shefi i OKB-së.

Në takim do të marrin pjesë delegacione ushtarake nga të tre vendet dhe diplomatë nga OKB. Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar tha se ata do të fokusohen në dërgimin e sigurt në tregjet ndërkombëtare të grurit që presin në portet e Ukrainës.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka përdorur marrëdhëniet e saj të mira si me Kremlinin ashtu edhe me liderët e mbështetur nga perëndimi në Kiev, në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje për një mënyrë të sigurt për të ofruar grurin.

Ukraina vlerëson se deri në 25 milion ton drithë janë bllokuar në portet e saj. Turqia thotë se ka 20 anije tregtare në pritje në rajon që mund të ngarkohen shpejt dhe të dërgohen në tregjet botërore.

Një plan nga OKB-ja propozon që anijet të ndjekin "korridoret" e sigurta që kalojnë midis vendndodhjes së njohur të minave.

lufta ukraine-rusi gruri i vjedhur ne ukraine

Sondazh

Poll