Bota

Po ndiqej nga përdhunuesi i saj në Greqi, 54-vjeçarja transgjinore futet në farmaci për t'i shpëtuar

Protothema shkruan se sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur në orën 19:00 në një rrugë qendrore të Neapolis, kur 54-vjeçarja transgjinore ka hyrë e tmerruar në farmaci dhe u ka pohuar tre punëtorëve se nuk ndihej mirë, duke u kërkuar atyre që të telefononi një ambulancë për ta dërguar atë në spital.

12 Korrik 2022, 22:42 Nga I.A

Po ndiqej nga përdhunuesi i saj në Greqi, 54-vjeçarja

GREQI- Një ngjarje ka ndodhur në Selanikun perëndimor, kur pasditen e së martës, një grua transgjinore hyri në një farmaci duke u shtirur se nuk ishte mirë dhe zbuloi pak minuta më vonë se po ndiqej nga një burrë që e kishte përdhunuar. Protothema shkruan se sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur në orën 19:00 në një rrugë qendrore të Neapolis, kur 54-vjeçarja transgjinore ka hyrë e tmerruar në farmaci dhe u ka pohuar tre punëtorëve se nuk ndihej mirë, duke u kërkuar atyre që të telefononi një ambulancë për ta dërguar atë në spital.

Gruaja transgjinore dyshohet se ka pretenduar se është duke u marrë me probleme shëndetësore për të marrë ndihmë për t'i shpëtuar të riut biond me sy blu dhe një çantë shpine ushtarake, i cili e ka ndjekur brenda në farmaci.

Siç i tregoi më vonë punonjëses së farmacisë, i riu që e kishte ndjekur, e kishte sulmuar seksualisht në të kaluarën. Sipas informacioneve 54-vjeçarja kishte denoncuar në polici përdhunimin e saj në qershor. Punonjësja e farmacisë, e cila e kuptoi se diçka nuk shkonte, mbrojti gruan trans dhe njoftoi policinë sapo ajo kuptoi se gjërat ishin të rënda.

Duke folur punonjësja e farmacisë shpjegon se 54-vjeçarja ka hyrë e tmerruar në dyqan, duke tentuar t'i kërkojë ndihmë dhe t'i shpëtojë burrit që e ndiqte.

"Kur gruaja transgjinore hyri në farmaci u duk shumë e frikësuar, megjithatë në fillim mendova se mund të kishte të bënte me ndonjë problem personal. Një i ri, 20-22 vjeç, shumë i pashëm, e ka ndjekur dhe ka hyrë në dyqan me të. Në fillim mendova se djali mund të kujdesej për të, të ishte djali i saj, etj., por më pas kuptova se nuk ishte kështu. Vajza u ul shumë e shqetësuar në karrige dhe na tha se nuk ndihet mirë, se do që t'i masim tensionin dhe të thërrasim një ambulancë," tha e reja.

perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll