Bota

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj: Kosova të bëhet pjesë e Open Balkan

Ai shtoi se Kosova duhet të marrë pjesë në organizatat apo nismat rajonale.

12 Korrik 2022, 22:40 Nga F.M
Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj: Kosova të bëhet pjesë e
Enver Hoxhaj

TIRANË- Nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është i mendimit se Kosova duhet të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”. I ftuar në "Top Story", Hoxhaj tha se në këtë mënyrë Kosova duhet të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit. Ai shtoi se Kosova duhet të marrë pjesë në organizatat apo nismat rajonale.

“Sa kam qenë në postin e ministrit të Jashtëm, ne kemi ndjekur një qasje që qasje që Kosova të jetë pjesë e çdo organizatë, në çdo nismë rajonale. Ballkani i Hapur nuk është as organizatë, është një grup joformal i shteteve, sikurse është G7 apo G20. Dhe në pikëpamjen time, për Kosovën do të ishte e lehtë nëse sillet në mënyrë konstruktive, kreative dhe merr pjesë në Ballkanin e Hapur dhe kërkon mbështetje nga shtetet që ne të bëhemi pjesë edhe e Këshillit të Europës, që të bëhemi pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s. Nuk mund t’i thuash jo një nisme joformale për bashkëpunim në rajon dhe të kërkosh nga partnerët, nga shtet të ndryshme që të të mbështesin, qoftë në Strasburg, qoftë në Bruksel”.

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon që Kosova të bëhet pjesë e nismës, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. “Open Balkan” u krijua me nismën e Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi gjithashtu nuk janë pjesë e kësaj nisme. 

enver hoxhaj kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll