Ekonomi

Rritja e çmimeve varfëron shqiptarët/ OKB: Jetojnë me 5.5$ në ditë

Një raport nga KE, për SDG-në, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, (Sustainable Development Goal), tregon se Shqipëria është i vetmi vend europian, i cili ka pothuajse 50% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër dhe për përjashtim social. E po ashtu shtohet se qytetarët jetojnë me rreth 5.5 dollarë në ditë.

10 Korrik 2022, 16:06 Nga k.m.
Rritja e çmimeve varfëron shqiptarët/ OKB: Jetojnë me 5.5$
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është ndër vendet me rrezikun më të lartë, lidhur me krizën e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, e sipas raportit të sapopublikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruhet se qytetarët shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër.

Një raport nga KE, për SDG-në, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, (Sustainable Development Goal), tregon se Shqipëria është i vetmi vend europian, i cili ka pothuajse 50% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër dhe për përjashtim social. E po ashtu shtohet se qytetarët jetojnë me rreth 5.5 dollarë në ditë. Përveç Shqipërisë, në grupin e të varfërve që mbijetojnë me 5.5 dollarë në ditë, ndodhen edhe Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Rritja e çmimeve varfëron shqiptarët/ OKB: Jetojnë me 5.5$

Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve në zhvillim, se çmimet mund të normalizohen dhe shtresat në nevojë mund të ndihmohen, nëse reduktohet TVSH-ja, ulen taksat e karburanteve, etj. Kjo dhe masa të tjera mund ta reduktojnë deri në 75% nivelin e të varfërve.

Rritja e çmimeve varfëron shqiptarët/ OKB: Jetojnë me 5.5$

Varfëria matet në 3 linja kryesore, ajo e varfërisë ekstreme, prej vetëm 1.9 dollarësh në ditë, ajo e varfërisë së moderuar prej 3.2 dollarësh në ditë si dhe pragu i parë, prej 5.5 dollarësh. Në dy pragjet e tjera vlerësohet gjithashtu një rrezik për të varfër të rinj si pasojë e rritjes së cmimeve në vendin tonë, porn ë nivel më mesatar, në më pak se 1% të popullsisë. Në të gjithë botën, 191.5 mln njerëz janë në kufirin e varfërisë, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të rritjes së kostos së jetesës , nga të cilët 71 mln janë “të varfër të rinj”.

 

okb shqiperi varferia ne shqiperi

Sondazh

Poll