Aktualitet

Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI për aferën e evazionit fiskal

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme.

12 Korrik 2022, 11:43 Nga k.m.
Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI për aferën e evazionit
SPAK

TIRANË- Pezullohet aktiviteti i kompanive të denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve. Kompanitë kanë pezulluar aktivitetin e tyre me urdhër të SPAK. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme. Emrat e tre prej këtyre kompanive, që janë; Froggy, Best Services, Frogy 03. 

Pak ditë më parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kishin bërë evazion fiskal me vlerën 189 mln euro. Kryemadhi tha se do ta dorëzonte në SPAK një dosje të tillë, duke kërkuar që të dalin para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këtë aferë.

vijon...

spak tirane

Sondazh

Poll