Aktualitet

Vazhdon prej 2 ditësh vatra e zjarrit në malin e Çikës, digjen 5 hektarë shkurre

Zjarri vijon prej dy ditësh dhe po përparon në drejtim të Llogarasë. Terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve për fikjen e vatrave.

12 Korrik 2022, 11:40 Nga k.m.
Vazhdon prej 2 ditësh vatra e zjarrit në malin e Çikës,
Foto ilustruese

VLORË- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Çikës, digjen 5 hektarë shkurre. Zjarri vijon prej dy ditësh dhe po përparon në drejtim të Llogarasë.

Terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve për fikjen e vatrave. Autoritetet po marrin masa për mbajtjen nën kontroll të flakëve, por terreni është i vështirë. Deri më tani, flakët mbeten larg Llogarasë, ndonëse është larg, po krijohet një grup për të mbajtur në kontroll flakët që mund të shkojnë në drejtim të parkut.

zjarr tek mali i cike vlore

Sondazh

Poll