Insights

Një dekoratë e munguar…

Në fakt nisa të shkruaja këto rreshta jo për ata që u dekoruan, por si një reflektim për një dekoratë të munguar. Mora shkas nga një ngacmim që me erdhi ndërsa kaloja diku afër shkollës "Vasil Shanto", rrugë që bëj çdo ditë për të vajtur në punë.

12 Korrik 2022, 11:32 Nga Ervin Sefa
Një dekoratë e munguar…
Foto ilustruese

Ka shume vite që Institucioni i Presidentit të Republikës që ka si objekt të rëndësishëm te aktivitetit te tij nderimin e figurave dhe karrierave te individëve dhe grupimeve të ndryshme të dalluar në dicka ose gjithçka. Në morinë e halleve që ka Shqipëria, duket sikur lehtësohemi kur dëgjojmë që sot u shtua dhe një “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” apo një tjetër “Mjeshter i Madh”, për të mos folur pastaj për gëzimin që ndjejmë kur dikush bëhet jo më pak, por “Nder i Kombit”
Larg debateve për inflacionin e këtyre dekoratave, sinqerisht mendoj që në tërësinë e këtyre njerëzve apo grupimeve pjesa dërrmuese e tyre meritojnë një emulacion për atë që i kanë dhënë shoqërisë dhe vendit, por kurrsesi ato grada që i vishen.

Të jesh Nder i Kombit duhet te jesh figurë me dimension kombëtar mendoj, që të kesh pasur një karriere që njihet njësoj nga një shqiptar i një fshati të Preshevës ose Ulqinit nga një Burrelas, një Tepelenas nga Peshtani apo një qytetar modest i Tetovës ose Kumanovës. Kam bindje që po ti pyesnin ata që e kanë marrë këtë titull pas vdekjes, jam i sigurtë qe nuk do donin të rreshtoheshin në një korsi me Skënderbeun ose Ismail Qemalin me të njejtën dekoratë në gjoks.

Në fakt nisa të shkruaja këto rreshta jo për ata që u dekoruan, por si një reflektim për një dekoratë të munguar. Mora shkas nga një ngacmim që me erdhi ndërsa kaloja diku afër shkollës "Vasil Shanto", rrugë që bëj çdo ditë për të vajtur në punë.

Një çift rom Shqiptarë kanë pozicionuar aty sipërmarrjen e tyre që është pjesë e “Konfederatës” së madhe të shtrirë në mbarë Shqipërinë, që të gjithë e njohim me emrin “Gabi”.

Romët hijerendë, që për turp nuk i di as emrin dhe pse jemi komshi, sapo hapën dengun e ri dhe një mori grash e vajzash të hijshme, por dhe burra të kollarisur ose sport chic filluan të përzgjedhin artikujt sipas shijeve. Gruaja romë herë pas here bërtiste: Atë jo treqind, se është Alviero Martini” ose “Njëmijë po deshe, se është Hugo Boss”. 

Këtë skenë e shikon çdo ditë në çdo cep të Tiranës, në diell e në të ftohtë, ata janë aty. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka kaluar nga dengu i tyre. Sa vajza e djem janë pëlqyer e dashuruar me rrobat e tyre në trup, madje dhe me lingerine sexy ndonjëherë. Shqiperia doli nga era komuniste pa brekë dhe ky popull rregullisht u vesh nga ata këto tridhjetë vite. Tashmë të udhëtuar nëpër botë, shikojmë që Shqiptarët nuk janë të keq veshur. Meritë e tyre, të gjithë e dimë e askush nuk e thotë.

Jemi populli me pagat me të ulëta ne Europë dhe ndoshta me shpërndarjen më të keqe të të ardhurave e megjithatë të veshur mirë në saj të tyre.

“Tek ata gjen kravatën e Berluskonit,”- më tha një ditë një burrë i mençur, ndaj njerëzit janë në radhë për të mposhtur varfërinë por dhe me të gjithë të drejtën e Zotit për të shijuar pak modë e luks me dy lekë. Si mund te harrohet Konfederata “Gabi” pa një dekorate nga Presidenti i Republikes me motivacionin: "Për përkushtimin dhe shërbimin që i bëjnë prej 30 vitesh ketij populli të vuajtur, që kush nuk e ka vjedhur dhe e vjedh, duke e veshur me shije dhe çmime te përballueshme”

Në një dekorim të tillë çdo President do kishte admirimin dhe mbështetjen e popullit të tij.

ervin sefa ilir meta ndarja e dekoratave

Sondazh

Poll

Insights 11 Korrik 2022, 12:33 k.m.

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...

Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...