Insights

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Pra Shelli, nje gjigand multinacional qe nuk do t’ia dije se kush eshte kryeminister ne Hollande, Shqiperi dhe Kine madje, luan kukafshehti me sekrete. Skenar fiks per radiolojen qe benin komunistet me diversantet.

6 Korrik 2022, 10:59 Nga Klodian Tomorri
Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag
Edi Rama, kryeminister

Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ruajti sekretin. Priti deri diten qe shkoi kryeministri shqiptar atje per t’ia thene ne vesh Edi Rames. Por mrekullia do te ndodhe ne vitin 2023.

Pastaj sekreti mori dhene. Ministrja e energjise tha se ne majen e Shpiragut do investohen 6 miliarde euro. Mund te ishte dhe 60 miliarde euro kjo shifra e deklaruar, nuk do perbente asnje ndryshim.

Pra Shelli, nje gjigand multinacional qe nuk do t’ia dije se kush eshte kryeminister ne Hollande, Shqiperi dhe Kine madje, luan kukafshehti me sekrete. Skenar fiks per radiolojen qe benin komunistet me diversantet.

Historia e atyre puseve ne Shpirag ka me shume se 10 vjet qe vazhdon. Gjate ketyre 10 viteve fabula ka qene gjithmone, vitin tjeter do ndodhe mrekullia. Perkufizimin me te mire se cfare ndodh aty e ka bere nje inxhinier nga me te miret qe kemi ne ne kete fushe. Aty ka nafte, por jo vendburim. Pra ka nafte, por jo komerciale.

Shpimi i pare aty eshte bere gari 60 vjet me pare nga nje prej inxhiniereve projektuese me te njohura ruse ne ate kohe. Qe atehere fabula vazhdon e vazhdon. Moriali i saj eshte i thjeshte. Nese do kishte nafte ne Shpirag apo ne cdo cep tjeter te Shqiperise do ta kishte zbuluar Enver Hoxha nuk e linte per keta.

Ne mos nafte, grup armiqesor. Tani kohet kane ndryshuar. Grupe armiqesore nuk ka me. Por endrra me 6 miliarde euro ka pafund.

klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...

Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...