Insights

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Por Salianji denoncoi në publik, si çdo deputet e politikan. Nuk bëri kallëzim

4 Korrik 2022, 12:25 Nga Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas pikëpamjes së vet. Sa më takon,sjelljen e Tij më 8 janar të këtij viti, me atë shkopin e bejzbollit në dorë te selia e PD, nuk e gëlltis dot. Pooooor, siç kam thënë edhe më parë, Ervin Salianji nuk ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë, kur denoncoi në publik çështjen "Babale kundër Xhafajt".

Ai nuk bëri kallëzim në Prokurori fare, ndaj ska sesi të vlerësohet nëse është i rremë app jo. Kallëzimi i rremë është togfjalësh që ka një emër dhe një mbiemër përcaktor. Pra duhet të kemi kallëzimin, dmth emrin, pastaj ta vlerësojmë është apo jo i rremë... Kallëzimi i rremë është proces që fillon me paraqitjen e një kallëzimi në Prokurori dhe, të ketë qëllim ta shmangë drejtësinë nga nxjerrja e të vërtetës. Por Salianji denoncoi në publik, si çdo deputet e politikan. Nuk bëri kallëzim

Drejtësia e re, pa mareë parasysh këtë gjë vlerësoi rrenën, pra pa patur kallëzimin. Ekuacioni është me të meta. X×rrenë=kallëzim i rremë?! Joooo. Zgjidhje totalisht e gabuar. Dmth ligjërisht e llogjikisht ajo akuzë e ai dënim i shkallës së parë është absurd juridik. Nonsens llogjik. Do kishte qenë më pranë llogjikëës një dënim për moskallëzim, sesa për një kalëzim që se ke bërë.

Të dënojnë për një gjë që se ke bërë?! Të dënojnë për x-in, të panjohurën. Por të dënojnë edhe për një rrenë që nuk rezultoi rrenë fare. Babalja dhe ish miku i tij Xhafaj ishin persona realë. Ky i fundit madje përfu doi në burg të mbaronte dënimin në Itali. Apo që thjesht solli në vemendje që xhafaj ishte vëlla me ministrin e brendshëm!? As kjo nuk ishte rrenë!

Atëherë për çfarë rrene, se për kallëzim ska sesi sepse nuk kishte, u dënua tjetri?! Më në fund, pas kaq kohësh, besoj se edhe vetë Xhafaj ministër i kohës, e di që nuk e shkarkoi Salianji nga detyra... Ishte Edvini, jo Ervini që e shkarkoi. Do te ta hiqte qafe dhe e hoqi. Ndaj, llogjikshëm, bazuar në ligjet e shkruara të shtetit, për Salianjin pres vetëm Pafajsi për këtë akuzë absurde.

Shënim: Shkrimi i marrë nga profili i autorit në Facebook

dosja babale ylli manjani ervin salianji

Sondazh

Poll

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...

Insights 1 Korrik 2022, 19:32 Fjola Graçi

Futeni Kryeministrin në "riedukim"

Edi Rama E quajti pyetje të pavend dhe të parespekt interesimin e gazetarit Klevin Muka se a e kishte shkelur vetë ministrja e tij, urdh&eum...

Insights 29 Qershor 2022, 09:44 k.m.

G7 dhe Ukraina – Perspektiva të paqarta

Foto ilustruese Kaq ishte takimi i nivelit të lartë në Elmau, suksesin e të cilit e pati marrë përsipër Gjermania. Megji...