Insights

'Vëllai e ka emrin Malboro King'/ Ben Blushi takon dy fëmijë në Cërrik, Selindjona dhe Akiljano

Ben Blushi tregon historinë e takimit me dy fëmijë.

12 Korrik 2022, 10:39 Nga Ben Blushi
'Vëllai e ka emrin Malboro King'/ Ben Blushi takon dy
Fotoja e takimit

SELINDJONA DHE AKILJANO NË KËRKIM TË KOHËS

Në Cërrik takova tre fëmijë. Vraponin për të kapur orën.
Si quhesh ti, e pyeta
Selindjona, tha vajza
Selindjona si ajo këngëtarja?
Nganjëhërë më thonë edhe Seli, tha Selindjona
Sa vjeç je Selindjona?
15 vjeç, tha Selindjona
Me kë jeton?
Me mamin, motrat e vëllain
Po babi?
Babi, ka vdekur, tha Selindjona
Si quhet vëllai?
Ky i vogli quhet Akiljano
Po i madhi?
Malboro King, ka dhe instagram
Po kjo është motra jote?
Kjo quhet Anxhelika por nuk dëgjon
Me se jetoni?
Ja lyp unë, tha Akiljano
Sa veta jeni në shtëpi?
5 motra dhe dy vëllezër
Çfarë bën gjithë ditën Akiljano?
Rri këtu te sheshi i qytetit
Të ngacmon njeri?
Disa herë më kanë rrahur, tha Akiljano
Pse të kanë rrahur?
Se kam një gocë
Si e ka emrin ajo goca?
Nuk ta them, tha Akiljano
Pse nuk ma thua, e pyeta
Se ti e nxjerr në facebook dhe më rreh Manueli
Kush është Manueli?
Vëllai i asaj gocës, tha Akiljano
Sa vjeç është ajo goca?
Nëntë vjeç, tha Akiljano
Mos ki merak se nuk i tregoj të dashurat e shokëve, thashë unë
Prapë nuk ta them, tha Akiljano
Mos ma thuaj, thashë unë
Po ti nga je, pyeti Akiljano
Nga Tirana, thashë unë
Jeton te Pesëmbëdhjetkatëshi?
Jo nuk jetoj aty, thashë unë
Aty ka ashensor, tha Akiljano, jeton motra ime
Çfarë bën motra jote të Pesëmbëdhjetëkatshi?
Ngjitet çdo ditë me burrin e vet
Tani do ngjitesh te ora të të bëj fotografi?
Prit, tha Akiljano
Çfarë ka, i thashë
Këto fletët nëpër mure ti i ke ngjitur?
Jo, thashë unë, unë nuk kam ngjitur asnjë fletë në muret e Cërrikut
Ja kjo fleta këtu, tha Akiljano
Ja ta lexojmë, thashë unë
Kampi veror, tha Akiljano
Nga data 13 deri në 16 Korrik, thashë unë
Falas, tha Akiljano
Ou sa mirë, thashë unë
Çdo ditë nga ora 8 deri në 12, tha Akiljano
Ku mbahet kampi veror, e pyeta
Ja ta shof, tha Akiljano
Lexoje, thashë unë
Adresa, Kisha Ortodokse Cërrik, tha Akiljano
Do shkosh?
Është falas, tha Akiljano
Tani do bëjmë fotografi te ora, thashë unë
Bëjmë, tha Akiljano, po si thua të shkoj në kamp?
Unë them të shkosh, thashë unë
Në çfarë ore të shkoj?
Shko herët, thashë unë
Po shkova në 12 a ka më ushqim, pyeti Akiljano
Ushqim ka në çdo kohë po nuk ka më goca, thashë unë
Atëherë po shkoj që në 8 e gjysëm, tha Akiljano
Sa vjeç je Akiljano?
Në 24 Korrik mbush 10 vjeç, tha Akiljano
Do vi për ditëlindjen tënde, thashë unë
Po nuk më solle peshqesh mos hajde, tha Akiljano

ben blushi

Sondazh

Poll

Insights 11 Korrik 2022, 12:33 k.m.

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...

Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...