Art&Argëtim

Putin u "marros" pas saj, kush është aktorja australiane e njohur për rolin në 'Nikita' që hoqi dorë nga aktrimi

Wilson u përfol për histori dashurie me Mick Jagger dhe Russell Crowe, por ajo që bëri më shumë bujë ishte dhe një flirt i mundshëm me presidentin rus. Vladimir Putin. Ai njihej si fansi i saj i madh dhe në ato kohë thuhej se nuk i ka rezistuar dot hijeshisë së saj.

10 Korrik 2022, 11:40 Nga d.a.
Putin u "marros" pas saj, kush është aktorja australiane e
Vladimir Putin dhe Peta Wilson

AUSTRALI- Aktorja Peta Wilson, 51-vjeç, u bë e famshme me rolin e saj në serialin “Nikita”, i cili u transmetua 20 vite më parë dhe më pas pati disa role të vogla, por më pas iu përkushtua linjës së saj të të brendshmeve.

Sipas mediave të huaja, Wilson u përfol për histori dashurie me Mick Jagger dhe Russell Crowe, por ajo që bëri më shumë bujë ishte dhe një flirt i mundshëm me presidentin rus. Vladimir Putin. Ai njihej si fansi i saj i madh dhe në ato kohë thuhej se nuk i ka rezistuar dot hijeshisë së saj.

Wilson fillimisht punoi si modele në Australi dhe Evropë përpara se të transferohej në Los Anxhelos në 1991. Atje studioi për aktrim dhe pas pesë vitesh studimi, u punësua për disa role të vogla në filma të pavarur si "Naked Jane" dhe "Loser".

Në vitin 1996, ajo ishte gati të vazhdonte studimet në një shkollë aktrimi në Nju Jork, por vendosi të kalonte fillimisht në audicion për një serial të ri. Mbi 200 aktore morën audicionin për rolin kryesor, dhe ajo u zgjodh dhe u bë Nikita. Pjesa tjetër është histori.

Peta ka filluar në mënyrë aktive të dizajnojë të brendshme që nga viti 2012 dhe është larg aktrimit. Ajo ka një djalë nga lidhja e saj me regjisorin Damian Harris.

vladimir putin peta wilson damian harris

Sondazh

Poll