Art&Argëtim

Kush nuk e do Eva Alikajn? Aktorja tregon telefonatën me Ermal Mamaqin: I kërkova rol, foli si 'bossi', ma mbylli

Eva ka folur me emra për ata që nuk e kanë mbështetur në rithimin e saj, duke treguar episode kur e kanë refuzuar.

10 Korrik 2022, 11:35 Nga k.m.
Kush nuk e do Eva Alikajn? Aktorja tregon telefonatën me Ermal Mamaqin: I
Ermal Mamaqi dhe Eva Alikaj

TIRANË- Aktorja Eva Alikaj ka treguar për vështirësitë që ka hasur në profesionin e saj pas rikthimit në Shqipëri. Në një intervistë për gazetarin Ermal Qori në emisionin N’kohë në Report Tv, Eva ka folur me emra për ata që nuk e kanë mbështetur në rithimin e saj, duke treguar episode kur e kanë refuzuar. Ajo tregoi se Ermal Mamaqi i kishte mbyllur telefonin kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij.

Shiko minutën 30:00

Eva Alikaj: Ermal Mamaqit para disa muajve, ose ku di unë, kur po xhironte HOT, e mora në telefon dhe i thashë kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha. Ai në telefon si bossi, biznesmeni, miliardri. Më tha 'të shoh', u mbyll telefoni. Unë prisja që të...,ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësiae tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Të rrij edhe urtë? Nuk mund të rri. 

ermal mamaqi eva alikaj

Sondazh

Poll